Krasniqi Vetëvendosjes: Mos e keqpërdorni heshtjen time parimore
Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 21 July 2017
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj një deklaratë të Dardan Molliqajt nga Vetëvendosje.
Krasniqi ka kërkuar nga Molliqaj dhe të tjerët qe të mos e keqpërdorin heshtjen e tij parimore.
Këto komente Jakup Krasniqi, i bëri në Facebook.
MOS E KEQPËRDORNI HESHTJEN TIME PARIMORE
Nga Jakup Krasniqi
Dardan Molliqaj në shkrimin e tij më titull: “Si po bitiset Nisma?”, të botuar në “Zëri”, në mes të tjerave shkruan: “E sa për Thaçin e kundër pazareve të tij, kryeparlamentari Krasniqi i kishte dy shanse ideale që s’i përdori: kur u bë Pacolli president (2011) dhe kur u ratifikua marrëveshja Thaçi-Daçiq (2013). Ato ishin momente vendimtare politike kur ka mundur të japë dorëheqje dhe ta nis Nismën. Sot, Jakup Krasniqi tashmë ka vendosur që të mos ketë shans të tretë”. Kështu shkroi këto ditë në “Zëri”, D. Molliqaj.
Konsideroj që ia vlen që ta sqaroj opinionin, për disa zhvillime në seancën e Kuvendit të Kosovës ku është diskutuar Marrëveshja e 19 prillit 2013. Pasi ketë e paska bërë temë Sekretari i VV-së.
Diskutimi im për Marrëveshjen e 19 prillit 2013, ka qenë analitik e përmbajtjesor, prandaj të interesuarve po ua sjellë në kujtesë edhe një herë atë diskutim i cili gjendet në ketë link: https:/ëëë.youtube.com/ëatch?v=HpOKrzbTZSE
Pse nuk e pengova votimin?
E kam thënë disa herë kam qenë Kryetar i Kuvendit, jo mbret apo despot. I kam paralajmëruar deputetet me paqartësitë e pasojat që i kishte Marrëveshja në fjalë. Vullneti i shumicës së deputetëve ishte për ta votuar atë. Në Kuvend vendosë jo vota e vullneti i Kryetarit, por shumica e deputetëve! Kush mendon ndryshe, ai nuk ka lidhje me sistemin demokratik dhe demokracinë!
Atë ditë para se të fillonte votimi, në zyrën time ka ardhur Komandanti i njësisë speciale, i cili me tha:”Shefi (Kryeministri) me tha se policët do të hyjnë në sallën e Kuvendit”. Unë i thash: Për Kuvendin, shefi jam unë. Unë nuk e kam dhënë një urdhër të tillë e as më ka thënë kush gjë! Komandanti i policisë u pajtua, kuptohet pasi i thash, çdo hyrje e policisë në sallë, unë do e ndërpres seancën. Ketë e kisha të drejtë që ta bëja dhe e bëra.
Pas reagimit të deputetëve të VV-së, e kam ndërprerë seancën dhe i kam thirr Kryetarët e GP në zyrën time. Të gjithë një zëri, veç Kryetarit të GP të VV-së, kanë thënë “pse nuk e qite në votim, ne deshëm të votonim”! Dihet më vonë Marrëveshjen e votuan 86 (89) deputetët e Kuvendit.
Më pas deputetet e VV-së e “pushtuan” karrigen e Kryetarit. Të gjitha këto i ka parë opinioni, por opinioni nuk e ka parë dhe nuk e kam njoftuar deri më tani, (VV-së i është i njohur fakti të cilin do ta sqaroj më poshtë).
Deri sa unë po mendoja edhe në dorëheqje ( ishin shumë miq që nuk më patën lënë të dorëheqësha edhe para kësaj seance), mora telefonat nga një deputet i VV-së, ai kërkoi nga unë: “që të intervenoja me polici se ata nuk po dinin sesi të dilnin nga situata në të cilin ishin futur”. Vetëm pas kësaj telefonate, u kam thënë policisë së Kuvendit që të ndërhynin në largimin e deputetëve të VV-së. Deputetët edhe nuk kanë bërë ndonjë rezistencë. Pra, sikur mos të ishte kërkesa e deputetit të VV-së, kurrën e kurrës nuk do ta urdhëroja ndërhyrjen e policisë në Kuvend! Dorëheqja ishte puna më e lehtë e imja. Pse ata tani dëshirojnë ta mashtrojnë opinionin, është çështje e tyre.
Dikush sot edhe mund të thotë pse nuk u dorëheqe nga pozita e Kryetarit të Kuvendit ?.
Në rend të parë, atë detyrë nuk e kisha marrë si dhuratë nga askush. Në rend të dytë, për atë pozitë më kishin votuar 90 nga deputetët prezent (vota që si ka marrë askush deri më sot në Kuvendin e Kosovës), veç atyre të VV-së që ishin kundër të gjithëve dhe e treta, nuk dëshiroja që Thaçi ta kapte edhe Kuvendin si institucionin më të lartë të shtetit. Madje, atëherë edhe Vetëvendosja ishte kundër dorëheqjes sime. Por ata, sot e kanë të drejtën që t’i hanë fjalët e veta!
Drejtuesit e VV-së e dinë ketë fakt! Ata nuk duhet ta keqpërdorin heshtjen time!
Krejt në fund. Për sa u përket shanseve të mija, e them me bindje se gjithë angazhimin e konfrontimin tim politik, mbase jo vetëm politik nder vite e kam bërë për vendin e kombin, se fateve personale edhe i dihet edhe nuk i dihet. Ndërsa angazhimin e konfrontimin politik të dy viteve të fundit, nuk e bëjë as për veti e as për gjeneratën e mashtruesve, të mashtruarve, të zhvatësve e grabitësve të çdo gjeja, pa dyshim që nuk e bëjë as për “revolucionarët” e “rinj”! E bëjë se e ndjej për obligim njerëzor e kombëtar!
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...