Lajme

Krasniqi: Vetëvendosje është e ngulfatur nga autoritarizmi, popullizmi e hipokrizia

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 29 March 2019

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosje po i pengon vendimi tyre që në organet e partisë ndarja gjinore të jetë e barabartë.

“Sektit VV po i pengon që PSD-ja ka marrë vendim qe në çdo organ vendimmarrës të ketë 50% gra e 50% burra. Po i pengon sepse në hipokrizinë e tyre, flasin për barazi gjinore, por s’kanë kurajo ta bëjnë asnjë hap për ta praktikuar atë barazi”, ka shkruar ai në Facebook.

“Po i pengon sepse në inatin e tyre, e urrejnë kur dikush bën gjëra të mira, e ai dikush nuk është VV-ja. Sepse ata besojnë që janë pronarët e të mirës”.
“Po i pengon sepse tek PSD po e shohin se si do të duhej të ishte VV-ja, por që kurrë s’do të jetë. Sepse është ngulfatur nga autoritarizmi, popullizmi e hipokrizia”.

-Advertisement-

Krasniqi ka thënë “tashmë u mësuam me vajtimin e tyre”.

“Ne po ecim përpara, si subjekti i vetëm që sjell progres. Proges të cilin VV-ja e ka harruar. E ka zëvendësuar me vajtim, urrejtje e inat”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera