Krasniqi: Vendi është në ditët më të vështira që nga çlirimi
Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 29 January 2023
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vlerësuar se Kosova është në ditët më të vështira që nga çlirimi.
Sipas tij, vendi është në një depresion me njerëzit të cilët presin para ambasadave për një vizë për t’u larguar.
Këto deklarata i bëri gjatë Konventës VII të Rinisë Demokratike të dielën, ku ftoi rininë që të angazhohet pranë forumeve të PDK-së, raporton KP.
“Jeni dëshmitarë se aktualisht Kosova është në ditët më të vështira të saj që nga çlirimi i vendit. Ekonomia e vendit tonë nuk po zhvillohet, shtetësia jonë po kontestohet, lufta jonë për liri po gjykohet, ndërsa qeveria jonë nuk ka zgjidhje për asnjë nga krizat e njëpasnjëshme që i ka prodhuar vetë dhe çka ka sjellë kjo gjendje sot, një frymë depresioni. Familjet kosovare janë në krizë sociale, puna është e pamjaftueshme dhe perspektiva shihet duke pritur për një vizë në ambasada të huaja. Gjendja është e rëndë por duke ju parë juve sot e di që nuk ka gjendje të rëndë që mund ta ndalë vullnetin e juaj për t’i kthyer gjërat mbarë”, deklaroi Krasniqi.
Kryetari i PDK-së ka shtuar se mision i të rinjve por edhe i vetë Partisë Demokratike është “që të thyejnë këtë depresion dhe të mbjellin shpresën dhe të ardhmen që i duhet këtij vendi”.
Krasniqi u bëri thirrje të gjithë të rinjve të PDK-së që të angazhohen, duke u thënë se janë forca e vetme që mund të ndryshojë Kosovën.
Gjatë Konventës së shtatë zgjedhore të Rinisë Demokratike pritet të zgjidhen edhe strukturat e reja të këtij forumi.
Të tjera
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...
-
Moti sot: I vranët dhe me reshje të borës, temperaturat deri në 0 gradë Celsius
Ko Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot...
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...