Lajme

Krasniqi uron Ramën për fitoren: Besimin e qytetarëve, shpërblejeni me punë

Autori: Gazeta inFokus 19:38 | 15 May 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar kryetarin e Partisë Socialiste, njëherit kryeministrin Edi Rama për fitoren në shumicën e bashkive në Shqipëri.

“Shqipëria përfundoi edhe një palë zgjedhje, të lira dhe demokratike, duke shënuar kështu një momentum të rëndësishëm të pjekurisë dhe përgjegjësisë politike e shoqërore. Vlerësoj përkushtimin e institucioneve në garantimin dhe sigurinë që zëri i secilit qytetar të dëgjohet – drejt dhe pa ndërhyrje”, tha Krasniqi.

Ai uroi që kandidatët e zgjedhur të shpërblejnë besimin e qytetarëve me punë.

-Advertisement-

“Shpresoj që besimi i qytetarëve i dhënë në këto zgjedhje për kandidatët e tyre, t’u shpërblehet me punë, përmirësim të jetesës dhe realizim të premtimeve”, përfundoi Krasniqi.

Aktualisht, ka përfunduar numërimi në 53 bashki, ndërsa vijon në 8 të tjera.

Partia Socialiste ka triumfuar në 44 bashki, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër dhe Divjakë, Pogradec, Shijak, Shkodra, Durrësi.

Ndërsa koalicioni opozitar “Bashkë fitojmë” në gjashtë bashki Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. Në Finiq fitoi partia MEGA.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera