Krasniqi uron kryetarët për betimin: Para se të gjithash është përgjegjësi shumë e madhe

Autori: Gazeta inFokus
12:55 | 25 May 2023
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar për detyrën e re kryetarët e Komunës të Zveçanit dhe Zubin Potokut nga radhët e PDK-së, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri.
Krasniqi betimin e kryetarëve nga radhët e PDK-së e ka quajtur lajm të mirë, i cili sipas tij më në fund u jetësua.
Tutje, Krasniqi theksoi se detyrat e reja para se të gjithash janë përgjegjësi shumë e madhe.
‘Sot, zyrtarisht, janë betuar dhe kanë marrë detyrën dy Kryetarët e Komunave të Zveçanit dhe Zubin Potokut, nga radhët e PDK-së, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri. Padyshim, është lajm i mirë që vullneti qytetar, i shprehur me 23 prill, më në fund u jetësua”, ka shkruar Krasniqi.
I pari i PDK-së, ka uruar edhe kryesuesen e Kuvendit Komunal në Zveçan, Selvete Kelmendi.
“Urime dy kryetarëve, Ilirit dhe Izmirit, por edhe Selvete Kelmendit – Kryesueses së Kuvendit Komunal në Zveçan, për detyrat e reja, të cilat, para se gjithash, janë përgjegjësi shumë e madhe”, shtoi ai.

Të tjera
-
Maqedonci takon gjeneralin Iannucci, fokusi në bashkëpunimin në mbrojtje
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi sot një takim me Kom...
-
Dogana sekuestron sasi të konsiderueshme të telefonave të kontrabanduar, me vlerë mbi 64 mijë euro
Dogana e Kosovës ka ndërmarrë një kontroll të detajuar në një subjekt afaris...
-
‘‘Përhapet propaganda serbe’’, ‘‘fuqizon nacionalizmin serb’’, ish- ambasadori Bosch ndan kritikat ndaj Speciales
Robert Bosch, ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, është pajtuar me deklarime...
-
Kremlini mirëpret pezullimin e disa dërgesave të armëve nga SHBA për Ukrainën: Më pak armë, më pranë fundit
Kremlini ka mirëpritur vendimin e Uashingtonit për të pezulluar disa dërgesa ...
-
Sulmi ndaj ish-bashkëshortes, Fero akuzohet për tri vepra penale
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj reperit Feronit Shaba...
-
Kurti pret në takim ambasadorin e Turqisë, diskutojnë zhvillimet e fundit në vend
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me mini...
-
Rasti i mashtrimit të disa grave, policia fton qytetaret e dëmtuara të paraqiten për intervistim
Ditë më parë Policia e Kosovës, kishte njoftuar për arrestimin e tre personav...
-
Xhandarmëria franceze, një autoblinde të fuqishme ia vë emrin “Kosovë”
Dy javë para paradës ushtarake të Ushtrisë Franceze (14 korrik), të martën më...
-
Numër rekord biznesesh të reja në Zvicër
Në semestrin e parë, 27,811 biznese të reja u regjistruan në nivel zviceran: ...
-
Haradinaj: Kërkojmë të kthehet votimi i hapur dhe të votojmë, “për” nëse ka kandidat konsensual
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ka t...
-
OEK njofton se zyra për përpilimin e padive ndaj ZRRE po funksionon, fton bizneset e ‘‘dëmtuara’’ të paraqiten aty
Oda Ekonomike e Kosovës, ka njoftuar se zyra për përpilimin e padive ndaj Zyr...
-
Nis takimi Osmani-Haradinaj
Ka nisur takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të AAK-së, Ramush ...