Krasniqi u shkruan letër Kurtit dhe liderëve të opozitës, përmend dy data kur duhet të shkohet në zgjedhje
Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 24 May 2024
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u ka shkruar letër kryeministrit Albin Kurti dhe dy liderëve të partive opozitare, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj.
Krasniqi në letrën e dërguar ka përmendur nevojën që sipas tij vendi që të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.
Kreu i PDK-së i ka përmendur dy data të mundshme kur duhet të ketë zgjedhje të reja në vend: 30 qershorin ose 7 korrikun.
Shkrimi i plotë nga Memli Krasniqi:
Sot, ua kam dërguar nga një letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku kam ritheksuar qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme.
Në takimet e fundit që i kam zhvilluar me secilin lider të këtyre partive parlamentare, kam shprehur qëndrimin se zgjedhjet sot janë një domosdoshmëri qytetare dhe jo një dëshirë politike, andaj tani është koha që të veprojmë të koordinuar dhe me hapa konkret.
Kosova dhe qytetarët tanë kanë nevojë për një qeveri të re që fokusohet në zhvillimin ekonomik, mirëqenien qytetare dhe integrimin euro-atlantik. Zgjedhjet e reja janë thelbësore për të krijuar një Kuvend funksional që është në shërbim të interesit qytetar.
Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar datat 30 qershor ose 7 korrik për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe për shkak të afatave ligjore dhe kushtetuese, për të arritur njërën nga këto data, mocioni procedural për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, do të duhej të votohej më së largu deri më 29 maj. Andaj, edhe sot, unë i ftoj të gjitha partitë parlamentare që të koordinohemi e të bashkëpunojmë për të mirën e qytetarëve tanë.
Të tjera
-
‘Eskavatori’ lë pa ujë disa fshatra në Vushtrri, dëmtuan një gyp gjatë punimeve në autostradë
Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë për...
-
Fundjavë me fluks në Morinë, kosovarët për pushime në Shqipëri edhe në shtator
Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Ko...
-
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit
Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i f...
-
Djali i Adem Jasharit, Luli shtrihet në Kardiologji, Lladrovci: S’besoj që ta lë shenjë ty kjo
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se Lulzim J...
-
Vogëlushi i afrohet Kurtit për selfie, pasi e kryen ia vë gishtin në gjoks: Kryeministër ishte kënaqësi, çele Urën e Ibrit
Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim R...
-
Tre të vdẹkur sot në plazhet e Shqipërisë, dy prej tyre kosovarë
Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës, 67-vjeçarja me iniciale A. Gj., ban...
-
Osmani: Strukturat ilegale në veri mbajnë peng integrimin e komunitetit serb
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë ...
-
Bulliqi i kundërpërgjigjet Hysenit të LDK-së: Je një mjeran politik
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i është kundërpërgjigjur a...
-
Qendra për menaxhim kufitar del me njoftim pas hapjes së pikave kufitare
Qendra për menaxhim kombëtar ka njoftuar se janë hapur për qarkullim pikat ku...
-
Selmanaj i drejtohet Osmanit e Gërvallës: Ju guxuat të shanit LDK’në, por nuk guxuat të bëni zë kur Kurti ua shuajti partinë
Pas pranisë së kryeministrit Albin Kurti në inagurimin e shtatores së ish...
-
Sveçla: Serbia në panik, “shkolla ruse” për destabilizim të Kosovës e rajonit po dështon
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Serbisë është ...
-
Tahiri pas inaugurimit të shtatores së Ibrahim Rugovës: Lideri që nuk u lëkund, duke mbetur i përkushtuar ndaj një Kosove të lirë
Deputeti i AAK’së, Besnik Tahiri në rastin e ceremonisë së vendosjes së s...