Lajme

Krasniqi: Turp për të gjithë zyrtarët e BE për mosreagimin ndaj këtyre ofendimeve të tmerrshme

Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 05 December 2019

Deputeti i parlamentit nga radhët e PDK-së Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vuçiq, ku tha se masakra e Reçakut e cila tronditi mbarë botën në vitin 1999 është e fabrikuar.

Ai ka thënë se si mund të flasim për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kur ai vend drejtohet nga një i çmendur, i cili mohon qartë genocidin dhe masakrat kundër civilëve, të cilat janë kryer haptas në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.

Ndër të tjera ai e ka quajtur turp mosreagimi n e zyrtarëve të BE-së ndaj këtyre ofendimeve.

-Advertisement-

“Si mund të flasim për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kur ai vend drejtohet nga një i çmendur, i cili mohon qartë genocidin dhe masakrat kundër civilëve, të cilat janë kryer haptas në Kosovë?! Gjithashtu, turp për të gjithë zyrtarët e BE për mosreagimin ndaj këtyre ofendimeve të tmerrshme”, është shprehur Krasniqi./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera