Lajme

Krasniqi tregon pse Ramush Haradinaj pranoi postin e Kryeministrit nga PDK’ja

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 27 May 2017

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA’s për Kosovën Jakup Krasniqi thotë se koalicioni me PDK’në ishte i pashmanghshëm.

Në një intervistë për Express, Krasniqi ka thënë se PDK ia ofroi postin e kryeministrit Haradinajt, dhe kjo ishte një ‘ofertë që nuk refuzohet’“Ne ishim në koalicion parazgjedhor me AAK, kur PDK-ja ia afroj postin e Kryeministrit Ramush Haradinajt, ky i fundit e pranoi ofertën e Kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Te gjitha partitë politike që garojnë në zgjedhje, qëllim e kanë ardhjen në qeverisje. Prandaj një ofertë e tillë edhe nuk mund të refuzohej nga kandidati i mundshëm për Kryeministë”, ka thënë Krasniqi.

-Advertisement-

Ai ka folur edhe për emërtimin që po u bëhet koalicionit PDK-AAK-NISMA, si ‘krahu i luftës”.“Nuk ka më mirë se të marresh pjesë në luftën për liri. Turp është mos pasja gatishmëri për të luftuar për lir”, ka thënë Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera