Krasniqi thotë se Thaçi e Vuçiqi janë identikë për mashtrime

Autori: Gazeta inFokus
07:01 | 04 September 2018
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq janë më shumë se identikë në mashtrim ndaj opinioneve.
Sipas Krasniqit, të dy presidentët udhëhiqen nga një psikologji dhe filozofi mashtrimi.
“Si politika ashtu edhe opinion publik në Kosovë është në terr informative. Ky terr informative u është shkaktuar nga njeriu i parë i vendit dhe mbështetësit e tij në Kosovë. Ajo që është e dukshme deri më tani, është kjo: Thaçi e Vçiqi udhëhiqen nga një psikologji e filozofi mashtrimi ndaj opinioneve përkatëse. Në ketë rrafsh janë më shumë se identik. Prej nga është ky identitet, nuk mund ta them se nuk është lami e studimit tim”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Krasniqi ka thënë se me komisionin e qeverisë për dialogun, ndoshta do të jetë një mundësi për të mësuar cila është marrëveshja mes dy presidentëve. Sipas tij, komisioni, që do të votohet të martën në Kuvend, duhet ta ketë obligim t’i raportojë Kuvendit dhe ta njoftojë opinion publik se për çfarë janë marrë vesh presidentit.
“Sot Qeveria vendosi që ta formoj një Komision për bisedime i cili duhet të miratohet në Kuvend. Mbase është mirë. Një gjë është e vërtete as koalicioni qeveritar nuk e dinë se për çka janë marrë vesh deri më tani Presidenti i Kosovës me Presidentin e Serbisë?! Ndoshta, një mundësi për të mësuar se cila është marrëveshja Thaçi – Vuçiq, është Komisioni i Qeverisë së Kosovës. Ky Komision duhet ta ketë për obligim që t’i raportoj Kuvendit dhe ta njoftoj opinionin publik se për çfarë janë marrë vesh dy Presidentet. Opinioni për të pasur një siguri më të madhe, Komisionit të Qeverisë duhet t’i bashkohet edhe opozita me përfaqësuesit e saj dhe në fund Kuvendi duhet të jetë ai që e miraton marrëveshjen finale. Përndryshe nëse i lehet kjo çështje një njeriu, as politika e as opinioni në Kosovë nuk do ta dinë se për çka po bëhet fjalë”, ka shtuar ai.
Krasniqi ka thënë se deri tash nuk dihet shumë për dialogun pos që “Thaçi po e dëshiron Kosovën Lindore, por pa e cekur se çka do të jep si kompensim për ketë. Ndërsa nga Vuçiqi e Daçiqi po e kuptojmë se po e dëshirojnë pjesën veriore të Kosovës. Ata po e përmendin: Jarinjën dhe Bërnjakun, në ketë fazë jo më shumë. Por kjo nuk është e tëra”.
Sipas Krasniqit përfshirja e opozitës në këtë komision do të ishte siguresë më e madhe për qytetarët.
“Nuk ka asnjë dyshim, hyrja në mes këtij pazari nuk është për lavd për asnjë njeri! Fatmir Limaj ka marrë një përgjegjësi të madhe dhe njëkohësisht një rrezik të madh, kuptohet nëse ketë mundësi ia jep Kuvendi i Kosovës. A ia vlen të rrezikohet? Ndoshta ia vlen, por punë me rreziqe të shumta është. Bashkimi i përfaqësuesve të opozitës me Komisionin qeveritarë mund të jetë një siguresë më e madhe për shumicën e njerëzve tanë. Kohë më parë, ishte kërkesë e opozitës që ketë çështje ta merrte qeveria. Mbase kishte të drejtë. Por kjo varet shumë se si kësaj çështje do t’i qaset nesër? Opozita e ka një mundësi, sigurisht jo të art për t’u bërë pjesë e këtij problemi që duhet të zgjidhet. Opozita vetëm duke qenë pjesë e Komisionit Qeveritar e ka mundësinë për t’i ndihmuar pozitivisht këtij procesi! Procesit nuk mund t’i ndihmojmë nëse nuk bëhet platforma e jonë për këto bisedime përfundimtare. Përndryshe e humbë mundësinë për t’u informuar e për të ndikuar pozitivisht në ketë proces të ndërlikuar skajshmërisht!” ka deklaruar më tej Krasniqi.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe erëra ende paksa të ftohta n...
-
“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku
Ish-ministri i Brendshëm nga radhët e LDK-së dhe ish kryetari i Podujevës, Ag...
-
“LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn”
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 tha se gjatë javëve të ...
-
Deda: Nëse Hoti ka prit që LDK-ja i merr 200 mijë vota, le të na tregon qysh
Analisti politik, Ilir Deda, ka folur për pakënaqësitë e deputetit Avdullah H...
-
Vetëvendosje akuzon PZAP’në se legalizoi “keqpërdorimet e votave me postë”, paralajmërojnë ankesë në Supreme
Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë në detyrë, ka reaguar në lidhje...
-
Ukë Rugova: LDK është parti e hapur – përçarje nuk ka, Abdixhiku e ka përkrahjen e plotë të familjes sonë
Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, është pyetur për “përçarjen b...
-
Ministria e Pecit pagoi 66 mijë euro për t’i larguar mobiliet që nuk ekzistonin në objektin ku pati selinë AAK-ja
Ministria e Bujqësisë ka paguar 66 mijë euro për heqjen e mobilieve nga secil...
-
“Telenovela” politike, Rama sfidon Bashën po me këngë të Unikatilit
Në një replikë të fundit që ka shoqëruar diskursin politik të ditës, Kryemini...
-
VV paralajmëron ankesë në Supreme për votat e LDK-së me postë
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Supreme pasi Paneli ...
-
Ambasada e Kosovës në Londër ofron ushqime tradicionale: Diplomatët njohën pasurinë e trashëgimisë sonë
Ambasada e Kosovës në Londër ka bërë të ditur se Ministria e Jashtme e Britan...
-
“Nëse veç një njeri thotë se Nexhati u kanë e ka pa me Bedri Rexhepin qetash nënshkruaj për burgim të përjetshëm”, Vllasaliu mohon se ka marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit
Prishtinë- I akuzuari Nexhat Vllasaliu të mërkurën në Gjykatën Themelore në P...
-
Vuçiq diskuton për bashkëpunimin e Serbisë me NATO-n dhe çështje të zgjerimit me zyrtarët në Bruksel
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se ka një mori çështj...