Krasniqi te Totaj në Prizren: Qeveria po e bojkoton këtë komunë
Autori: Gazeta inFokus
16:50 | 09 Qershor 2022
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Prizren ku së bashku me kryetarin Shaqir Totaj kanë vizituar realizimin e projekteve që kanë nisur.
Krasniqi u shpreh i kënaqur që një ndër punët e para të qeverisjes së re në këtë komunë është përmirësimi i infrastrukturës rrugore.
“Sot jam këtu jo vetëm për të inkurajuar kryetarin Shaqir Totaj, por edhe për t’i përgëzuar për faktin që atë që e kanë premtuar para disa muajsh kur morën besimin e qytetarëve për ta qeverisur kryeqytetin tonë historik, Prizrenin, tashmë janë duke e zbatuar, duke e vënë në praktikë, duke e realizuar, sepse e kanë kthyer Prizrenin vërtetë në një kantier ndërtimi”, tha ai.
Krasniqi tha se Qeveria Kurti po bllokon Organin Shqyrtues të Prokurimit, gjë që, sipas tij, po i pengon komunat në implementimin e shumë projekteve kapitale.
“Por, gjithsesi kur ka vullnet, kur ka profesionalizëm, kur ka përkushtim e besim të ndërsjellë me qytetarët, punët realizohen dhe Prizreni është një nga këta shembuj të mirë, është një model i qeverisjes ndryshe, i qeverisjes me qytetarin dhe për qytetarin dhe është model i qeverisjes që PDK do ta mbështesë e do ta replikojë, jo vetëm në nivelin komunal, por edhe në nivelin qendror në të ardhmen. Prandaj i përgëzoj qytetarët e Prizrenit për mbështetjen që i kanë dhënë PDK-së, kryetarit Totaj dhe këtij ekipi të mrekullueshëm”, theksoi ai.
Lideri i PDK-së shtoi se kryetari Totaj punon për të gjithë qytetarët dhe “është e pafalshme që asnjë përfaqësues i Qeverisë së Kosovës nuk e ka zhvilluar vizitë” në komunën e Prizrenit.
“Vetëm fakti që kanë kaluar tashmë 6 muaj prej kur Shaqir Totaj e ka marrë detyrën, e kryeministri i Kosovës, e besa as ministrat e ri nuk kanë dënju që të vijnë në kryeqytetin historik të shqiptarëve në Prizren për ta takuar kryetarin tregon çfarë bashkëpunimi ka. Ata jo vetëm që janë neglizhentë, janë bllokues dhe kjo para së gjithash po i dëmton interesat e qytetarëve”, tha Krasniqi.
Nga ana tjetër, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj tha se ky është vetëm fillimi i transformimit që do të bëhet në këtë qytet.
“Siç po shihet në Prizren po punohet, u jemi kthyer punëve, ndërtimit, renovimit të rrugëve të qytetit, jo me mbulim të gropave, por me një shtrim të një shtrese të re të asfaltit. Punimet kanë filluar para 10 ditësh dhe kemi instaluar një risi në Kosovë, jo veç në Prizren, punimet po bëhen natën, sepse gjatë ditës ka shumë qarkullim të automjeteve”, theksoi Totaj.

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...

































