Lajme

Krasniqi takon Lajçakun ne Bruksel: Duam marrëveshje me Serbinë, me njohje në qendër

Autori: Gazeta inFokus 19:38 | 14 November 2022

Memli Krasniqi takon Lajçakun ne Bruksel: Duam marrëveshje me Serbinë, me njohje në qendër.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Në një njoftim, Krasniqi ka theksuar se me Lajçak ka diskutuar për tensionet në veri.

-Advertisement-

Krasniqi ka thënë se për situatën e krijuar, nevojiten veprime të përgjegjshme politiek.

“Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, situatë për të cilën nevojiten veprime të përgjegjshme politike”, ka njoftuar kryetari i PDK-së.

Krasniqi, emisarit Lajçak ia ka ritheksuar qëndrimin për një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, me njohjen reciproke në qendër dhe e cila garanton anëtarësimin e Kosovës në OKB.

“Integrimi euro-atlantik i Kosovës është rruga e vetme përpara, për të cilën, unë dhe Partia Demokratike e Kosovës mbesim thellësisht të përkushtuar!”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera