Lajme

Krasniqi takohet me Varhelyin, flasin për procesin e integrimit evropian të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 16 November 2023

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar Komisionierin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Krasniqi bëri të ditur se me Varhelyin folën për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe rëndësinë që vendi të mos lihet mbrapa në këtë proces.

“Për shtetin dhe qytetarët tanë, është tejet e nevojshme që perspektiva evropiane të jetë e qartë dhe e prekshme”, tha Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Tutje, ai tha se për PDK-në, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe institucionet euro-atlantike, është vizioni, misioni dhe rruga e vetme përpara.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy