Lajme

Krasniqi takohet me nënkryetarin e PE-së, tregon se çfarë biseduan

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 04 May 2022

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi sot është takuar me nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Krasniqi njofton se me Wieland biseduan për zhvillimin ekonomik lokal dhe mbështetjen e iniciativave të reja në komunat e Kosovës.

“Sot u mirëprita në takim nga Nënkryetari i Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland.

-Advertisement-

Nënkryetari Wieland ka përkrahur për një kohë të gjatë perspektivën evropiane të Kosovës dhe e njeh mirë rajonin tonë.

Biseduam për zhvillimin ekonomik lokal dhe mbështetjen e iniciativave të reja në komunat e Kosovës.

Njoftova z. Wieland për reformat e Ministrisë në luftimin e korrupsionit në nivel lokal si dhe e falënderova për kontributin e tij të deritashëm në përmbushjen e agjendës sonë evropiane”, ka shkruar Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera