Lajme

Krasniqi takim me drejtorët e spitaleve, dakordohen për përkrahjen e fushatës së vaksinimit

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 12 May 2021

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka mbajtur takim me drejtorët e spitaleve të përgjithshme.

Në takim është diskutuar për menaxhimin e situatës me COVID-19, trajtimin e rasteve të tilla në spitalet e përgjithshme, po ashtu referimin e rasteve nga spitalet e përgjithshme për në klinikat e QKUK-së dhe mundësia e përkrahjes së fushatës së vaksinimit nga ana e spitaleve të përgjithshme.

Drejtori Krasniqi falënderoi spitalet për punën që kanë bërë në menaxhimin e rasteve me COVID.

-Advertisement-

Ai kërkoi nga drejtorët që spitalet e përgjithshme të shfrytëzojnë maksimalisht kapacitetet infrastrukturore dhe profesionale dhe referimet për QKUK të bëhen vetëm në rastet kur një shërbim nuk mund të ofrohet në spitalin përkatës, raporton Express.

Spitalet e Përgjithshme shprehen vullnetin dhe gatishmërinë që në rast nevoje të përkrahin zbatimin e planit të vaksinimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera