Krasniqi: Shpejt e harruan sakrificën e heroit Afrim Bunjaku, pushteti e do policinë vetëm për mburrje
Autori: Gazeta inFokus
13:00 | 12 Tetor 2023
Pas refuzimit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për të marrë pjesë në seancën ku do të votohej Rezoluta për Policinë e Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se pushteti e do policinë vetëm për mburrje.
Krasniqi, përmes një postimi në facebook, theksoi se sot, se për herë të dytë brenda një jave, Lëvizja Vetëvendosje kundërshtoi Rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila, me miratimin e saj, do të ndihmonte shpejtë dhe konkretisht Policinë e Kosovës, transmeton klankosova.tv.
”Është e mjerueshme dhe për keqardhje kjo qasje e pushtetit ndaj policëve tanë. Shpejt e harruan sakrificën e Heroit Afrim Bunjaku dhe kolegëve të tij, të cilët, çdo ditë e vënë jetën e tyre në rrezik për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe sovranitetin e shtetit tonë”, ka shkruar kreu i PDK-së.
Krasniqi tha se PDK nuk do të ndalet dhe do të insistojë, përmes të gjitha mënyrave dhe mekanizmave që këtë Rezolutë të miratohet.
”Shtesat për rrezikshmërinë, sigurimi shëndetësor dhe miratimi i Ligjit për pensionim të parakohshëm – janë më të paktat që meritojnë policët tanë”, është shprehur Krasniqi.

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...































