Lajme

Krasniqi shkon në Skënderaj: PDK-ja ka qenë dhe është në zemrën e Drenicës

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 19 October 2021

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkuar sot në Skënderaj, aty ku kjo parti fitoi pa balotazh të dielën. Ai atje u takua me kryetarin e zgjedhur, Fadil Nura e kryetarin e degës, Sami Lushtaku.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se PDK-ja ka qenë dhe është në zemrën e Drenicës, ndërsa i ka uruar qytetarët për fitoren.

“Drenica ka qenë dhe është zemra e Kosovës e PDK ka qenë dhe është në zemrën e Drenicës. Urime të gjithë qytetarëve të Skënderajt për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës!”, shkroi Krasniqi.

-Advertisement-

Ai shprehi falenderimin e tij edhe ndaj Nurës e Lushtakut.

“Shumë falënderues ndaj punës dhe përkushtimit të pashoq të të gjithë aktivistëve të partisë, të udhëhequr nga kryetari i degës, Sami Lushtaku, të cilët besuan dhe punuan për fitoren e kryetarit të ri të Komunës së Skënderajt, Fadil Nura”, shkroi Krasniqi.

Lideri i PDK-së përmendi edhe Prekazin e familjen Jashari, e cila tha se i dha kombit tonë sakrificën e pashembullt.

“Fadilit i uruam punë të mbarë në zhvillimin dhe transformimin e qytetit të lavdisë sonë kombëtare e historike. Respekt të thellë e të përhershëm për këtë komunë emblematike, e posaqërisht për Prekazin e Familjes Jashari, vendin e lavdisë së përjetshme, që i dha kombit tonë sakrificën e pashembullt, mbi të cilën është ngritur për të qëndruar përgjithmonë liria dhe shteti ynë sovran e demokratik”, shkroi Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera