Lajme

Krasniqi shkon në Ferizaj për t’ia uruar Aliut fitoren e PDK-së në këtë komune

Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 18 October 2021

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar kryetarin e Ferizajt, Agim Aliun, i cili një ditë më parë fitoi bindshëm zgjedhjet për kryetar të kësaj komune.

Krasniqi thotë se Agim Aliu nuk është vetëm fytyra e fitores së madhe të PDK-së në Ferizaj, por edhe modeli i qeverisjes së përgjegjshme që PDK-ja do t’ua ofrojë qytetarëve kudo nëpër Kosovë.

Postimi i plotë i Krasniqit:

-Advertisement-

Në Ferizajn e qytetarëve që i japin shpirt besimit në demokraci dhe qeverisje të përgjegjshme, për t’ua uruar atyre zhvillimin që i pret në katër vitet e ardhshme me Agim Aliun në krye.

Agim Aliu nuk është vetëm fytyra e fitores së madhe të PDK-së në Ferizaj, por edhe modeli i qeverisjes së përgjegjshme që PDK-ja do t’ua ofrojë qytetarëve kudo nëpër Kosovë.

Shembulli i tij si kryetar dhe vullneti për ta shndërruar Ferizajn në referencë të zhvillimit për mbarë Kosovën, na bën krenar dhe të motivuar për më shumë punë e përkushtim.

Urime Ferizajas për kulturën e lartë politike e qytetare. Punë të mbarë Kryetar Aliu!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera