Lajme

Krasniqi: Respekt dhe mirënjohje për jetën dhe veprën e akademik Fehmi Aganit

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 06 May 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar veprimtarin Fehmi Agani në 24-vjetorin e vrasjes.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, tha se Agani dha kontribut të madh në lëvizjen politike për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Sot, bëhen 24 vjet që kur forcat serbe vranë pabesisht akademikun dhe intelektualin, profesor Fehmi Agani, i cili dha kontribut të madh në lëvizjen politike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Respekt dhe mirënjohje për jetën dhe veprën e akademik Fehmi Aganit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera