Krasniqi refuzoi, Abdixhiku s’u përgjigj, Haradinaj takohet me Presidenten Osmani sot në ora 17:00
Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 22 June 2023
Dy liderët e partive opozitare, Memli Krasniqi i PDK’së dhe Lumir Abdixhiku i LDK’së kanë refuzuar që të shkojnë në takimin e thirrur dje për sot nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani për të folur rreth zhvillimeve të fundit dhe trazirave në veri.
Ftesës pozitivisht, nga opozita, i është përgjigjur veç Ramush Haradinaj i AAK’së, raporton gazeta online Reporteri.net. Ky del të jetë edhe “iniciuesi” i takimeve, sipas ftesës së dërguar nga Osmani tek liderët e partive politike.
Kreu i AAK’së, sot në ora 17:00 pritet t’i shkojë në takim Osmanit dhe ka konfirmuar pjesëmarrjen, për dallim nga dy opozitarët tjerë që refuzuan.
Formati i takimeve, sipas ftesave që ka dërguar dje Presidenca, ka qenë “veç e veç” secila parti parlamentare në Kosovë.
Nga ana tjetër, kryetari i PDK’së Memli Krasniqi ka njoftuar se nuk do t’i shkojë në takim Vjosa Osmanit me arsyetimin se Presidentja “qëndroi e heshtur karshi zhvillimeve të fundit”. Nga LDK’ja të kontaktuar nga gazeta online Reporteri.net nuk kanë dhënë përgjigje.
Takimet u thirren nga shefja e shtetit ndërkohë që Kryeministri i vendit Albin Kurti nuk ndodhet në Kosovë. Kurti ka udhëtuar në Bruskel, për “gjetjen e një zgjidhje” me Vuciqin për de-eskalimin e situatës në veri.
Të enjten në mesditë, Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në Presidencë edhe ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier. Ky i fundit, nga Prishtina, pas takimit me Osmanin, porositi Kurtin që sot në Bruksel t’a pranojë planin tre-pikësh të BE-së për de-eskalim të situatës në veri, pasi sipas tij, kjo është mënyra e duhur për të ndalur tensionet.
Të tjera
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...