Lajme

Krasniqi: Realizimi i idealeve, çështje që lë për të dëshiruar shumë

Autori: Gazeta inFokus 08:46 | 29 November 2017

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se në rrugë- timin shekullor kombi ynë ka arritur suksese, ndonëse jo në përmasat e duhura.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se gjatë këtyre viteve populli ynë ka shënuar suksese të shumta, por ende është larg përmasave të lavdisë e të flijimeve që janë bërë ndër shekuj.

Krasniqi ka thënë se nëntorët janë sublimim i luftërave shekullore për liri e atdhe.

-Advertisement-

Megjithatë, ai ka deklaruar se realizimi i idealeve është çështje që lë për të dëshiruar shumë. Krasniqi është shprehur i pakënaqur me punën e institucioneve të Republikës së Kosovës, për çka ka thënë se edhe nuk është pjesë e tyre.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se veprat çlirimtare më së paku mund të jenë vepra individualiste. Sipas tij, kjo ndodhi edhe për shkak se fatin e kombit e të atdheut e lamë në duar të axhamive politikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera