Lajme

Krasniqi reagon pas publikimit të videos ku largohet dhunshëm e mitura nga lokali

Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 25 December 2022

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka reaguar pas publikimit të videos ku largohet dhunshëm e mitura nga një kamarier në një lokal ku po qëndronte edhe ministri Faton Peci.

Ai thotë se kjo ngjarje se si largohet një fëmijë nga radhët e komuniteteve nga lokali pa asnjë arsyje është shqetësuese dhe e papranueshme.

“Ngjarja e fundit e cila na shqetësoj të gjithë, ku shihet qartë mënyra e vrazhdë se si largohet një fëmijë nga radhët e komuniteteve nga lokali pa asnjë arsyje është shqetësuese dhe e papranueshme.

-Advertisement-

Unë, angazhohem çdo dit që të luftohet dhe raportohet racizmi, sjellje si këto nuk kanë vend në mesin tonë”, shkruan ai./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera