Krasniqi: Qysh të premten mund të merremi vesh për të shkuar në zgjedhje
Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 26 July 2023
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se vazhdimi i qeverisjes së Kurtit është i dëmshëm për vendin, prandaj në mbledhjen e fundit të këshillit drejtues të PDK-së është miratuar një deklaratë politike përmes se cilës janë marrë një serë vendimesh.
“E kemi shkëputur edhe komunikimin zyrtar me kryeministrin dhe presidenten e vendit, komunikim zyrtar nuk do të kemi përveç për të diskutuar për një marrëveshje potenciale politike për të shpallur datën e zgjedhjeve, po ashtu kemi kërkuar dhe i kemi dhënë mundësi zotit Kurti, që duke e njohur karakterin e tij autoritar dhe egocentrik, që të mos jap dorëheqje, por të dorëzohemi bashkërisht si kuvend”, tha Krasniqi Klan Kosova.
Krasniqi tutje tha se është shumë e rëndësishme që të kthehet mandati te qytetarët për të parë se cili është sot qëndrimi i tyre ndaj Qeverisë Kurti, duke qenë se kjo e fundit nuk i është përmbajtur programit me të cilin kishte garuar në zgjedhje.
“Nëse Kurti është i sigurt që është duke bërë punë të mirë, ua ka përmirësu jetën qytetarëve le të del, le të matet, le ta merr edhe një mandat, por unë jam i sigurt që kjo nuk do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Krasniqi.
Krasniqi tha se PDK-ja është e gatshme që në seancën e 27, ose atë të 28 korrikut të merren vesh për shpërndarjen e kuvendit me mocion procedural.
“Nëse është kur të doni po iu lus hajde po shkojmë nesër, kemi seancë nesër dhe pasnesër në kuvend, unë jam i gatshëm që për 24 orë të merremi vesh me mocion procedural ta fusim shpërndarjen e kuvendit qysh të enjten, apo të premten dhe nëse janë kaq të sigurt po shkojmë në zgjedhje dhe le të flet qytetari dhe besoj se do të ishte puna më e mirë që mund ta bëjmë”, tha Krasniqi.
Të tjera
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...