Krasniqi: Qeverisja në Drenas e Skenderaj s’është për t’u krenuar
Autori: Gazeta inFokus
18:41 | 27 Tetor 2018
Nisma Socialdemokrate konsideron që Drenica ka nevojë për ndryshim dhe qeverisje ndryshe. Nga Skenderaj, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka kërkuar mobilizim dhe fuqizim të Drenasit dhe Skenderajt. Ndërsa Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit Kombëtar të kësaj partie ka thënë se qeverisja në këto dy Komuna nuk është për t’u krenuar.
Në Drenas udhëheq Ramiz Lladrovci i PDK-së, e në Skenderaj, Bekim Jasahri, djali i heroit Hamëz Jashari, si kandidat i pavarur.
Fjalimin e tij ai e nisi me historinë e Drenicës, me të cilën tha se krenohen të gjithë, por sipas tij, nuk mund të thuhet njëjtë për qeverisjen aktuale në këto dy komuna, përcjell Kosovapress.
“Të gjithë ne në Drenicë krenohemi me historinë e Drenicës, dhe është mirë, krenohemi më të vjetër dhe më të re të Drenicës. Ne do të dëshironin të krenoheshim edhe më të sotmen dhe sidomos me ata që qeverisin me dy komunat e Drenicës, por nuk mund ta themi këtë, ne duhet ta ndryshojmë”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se Drenica ka nevojë për ndryshim.
“Drenica ka nevojë për shkolla ku fëmijët tanë mësojnë mirë. Ata që qeverisin sot në Skenderaj dhe Drenas, nuk kemi kurrfarë inati se e kemi kaluar një rrugë në një kohë të vështirë së bashku, por sot na ndajnë mënyra se si komunikohet me njerëz dhe si vlerësohet liria dhe në fund të fundit cili është angazhimi dhe pse jemi angazhua në politikë”, tha ai.
Zëvendësministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se në nivel qendror Nisma po bënë politikë ndryshe dhe po tregon tjetër vizion.
“Po përpiqemi aty ku jemi, ku kemi përgjegjësi, për të çuar sinjale, për të treguar që jemi ndryshe, që bëjmë një politikë ndryshe, për të treguar që demonstrojmë një vizion tjetër, por kjo është e pamjaftueshme për të dalë aty ku duam, andaj duhet të fuqizohemi“, tha ai.
Ai tha që Nisma në Prishtinë e ka kryer detyrën e saj ndaj Skenderajt dhe Drenasit, dhe që tash pret që këto të fundit të fuqizohen.
“Nga këto dy komuna që jemi sot i keni dy ministra me prejardhje nga këto komuna. I keni dy zëvendësministra. Këtë e kemi bërë për të nderuar por nuk do ta keni kështu nëse nuk e bëjmë betejën politike. Duhet ta meritojmë angazhimin politik dhe kjo varet nga ju se si do të përfaqësohemi e fuqizohemi në nivel qendror. Është koha me u mobilizuar, shfrytëzoni zëvendësministrat në kuptimin pozitiv në komunat, fshatrat e juaj, në nevojat dhe kërkesat që kanë njerëzit. Besoj që Nisma Socialdemokrate në Prishtinë e ka kryer detyrën e vet ndaj Skenderajt dhe Drenasit, presim që Skenderaj dhe Drenasi të fuqizohet dhe të ketë vendin aty ku duhet. Unë këtu jam në vendlindjen time sikur të gjithë të tjerët, këtu kemi qindra bashkëluftëtarë”, tha ai.
Image
Isa Xhemajli, kryetar i degës së Drenasit, tha se aktualisht kjo komunë nuk po qeveriset por po sundohet nga një monark.
“Komuna e Drenasit nuk po qeveriset, ajo tani po sundohet nga një monark që nuk punon për interesin e qytetarëve por për interesin e tij dhe klanit që e rrethon. Në Drenas nuk ka asnjë investitorë të jashtëm siç ishte proklamuar, pavarësisht vizitave të shtrenjta nëpër Evropë e deri në Australi me pagat e taksapaguesve tonë. Këto vizita po bëhen më shumë për të shikuar ndeshje futbolli të ligave evropiane dhe për të kënaqur vetën dhe njerëzit e tij sesa për t’i sjellë diçka të mirë njerëzve të vendit tonë”, tha ai.
Në tubimin me strukturat e partisë dega Skenderaj dhe Drenas, u kërkua bashkëpunim mes partisë, komunikim me qytetarë dhe ofrim mundësie për figura të reja që mund të kontribuojnë në Nismë.

T� tjera
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...





























