Lajme

Krasniqi-Qeverisë: Asnjë hap s’është ndërmarrë për rritjen e pagave

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 15 March 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kritikuar Qeverinë Kurti, se nuk ka ndërmarrë asnjë hap për rritjen e agave, shkruan Gazeta Infokus.

”Por, mos të jetë si bakshish edhe kostoja e paaftësisë tuaj. Asnjë hap s’është ndërmarrë për rritjen e pagave, as në sektorin publik, as në sektorin privat”, tha ai.1

Ai gjithashtu, kritikoi qeverinë që nuk po e kryen punën siç duhet, duke kë thënë se nuk kanë pasur asnjë plan.

-Advertisement-

”Para së gjithash, u thirr një seancë e jashtëzakonshme sepse gjendja është e tillë, gati e jashtëzakonshme. Unë dhe të gjithë këtu e dimë që kryeministri dhe qeveria që sot jeni në pushtet nuk keni faj kryesor për këto çka kanë ndodhë, por keni faj që keni marrë detyra që s’dini me i kry qysh duhet”.

”Ngjashëm për energjinë elektrike që nuk patet kurrfar plani. Normalisht mund të thoni se lufta në Ukrainë m und t’i ketë shkaktuar këto, por pyetja nuk është çka e ka shkaktuar këtë shpërthim të çmimeve. Por çka keni bërë ju në këtë krizë?”, tha Krasniqi në kuvend./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera