Lajme

Krasniqi: Qeveria të marrë hapa për aplikimin në BE, NATO e Këshill të Evropës

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 03 March 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës,  Memli Krasniqi, duke thënë se mbështesin Ukrainën dhe qytetarët e saj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shfrytëzojë këtë momentum dhe të aplikojë për të marrë statusin e vendit kandidat në BE, të aplikojë për anëtarësim në NATO dhe Këshill të Evropës.

Po ashtu, Krasniqi tha se Kosova duhet të konkretizojë ndihmën ndaj Ukrainës duke krijuar një fond të veçantë për qeverinë dhe qytetarët ukrainas, si dhe në rast nevojë të bëhet nikoqire e refugjatëve që dhunshëm po lënë vendin e tyre, shkruan Gazeta Infokus.

“Është momenti i duhur që të bëhemi si shtet proaktiv për të ndërmarrë veprime dhe për të realizuar aspiratat tona në ato organizata dhe institucione që ndajmë vlera të përbashkëta. Është një emergjencë institucionale dhe shtetërore, prandaj menjëherë i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që edhe përmes rezolutës që të bëjë aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ku i kemi plotësuar kushtet…, të bëjë aplikimin për të marrë statusin e shtetit kandidat në BE, si dhe aplikimin në NATO për të kërkuar pranimin në partneritetin për paqe si hap i parë drejt anëtarësimit të plotë”, ka thënë Krasniqi./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera