Lajme

Krasniqi: Qeveria është akomoduar në kolltuqet e pushtetit, e kanë humbur ndjenjën ndaj qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 15 September 2022

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, në seancën e parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit ka adresuar kritika ndaj qeverisë për qasjen e saj ndaj krizës ekonomike në vend.

Krasniqi tha se qeveria Kurti është akomoduar në kolltuqet e pushtetit.

“Këto kriza po lulëzojë si pasojë e qeverisë së paaftë. Kriza e rëndë ekonomike nga e cila qytetarët po varfërohen gjithnjë e më shumë. Kjo qeveri më shpejt se që do të mund ta imagjinonte dikush është akomoduar në kolltuqet e pushtetit dhe e ka humbur ndjenjën ndaj probelemeve të qytetarëve”, tha ai.

-Advertisement-

Ai tha poashtu se qeveria krizën po e trajton si luftë politike e jo si krizë ekonomike.

“Kriza nëpër të cilën po kalon vendi qeveria po e trajton si luftë politike që s’është aspak. Çmimet kanë arritur nivele të përballueshme, të ardhurat e punonjësve kanë mbetur të pandryshuara që do të thotë se fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm.Në këtë periudhë rritje të të hyrave ka pasur vetëm qeveria përshkak se po e shfrytëzon inflacionin për ta mbushur buxhetin e shtetit dhe ka refuzuar çfarëdo mase për ta ngadalësuar rritjen e çmimeve. Qeveria ka bllokuar maksimalisht investimet kapitale për këtë vit ku janë realizuar vetëm 19% të planifikimeve duke e ngulfatur sektorin privat”, u shpreh Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera