Lajme

Krasniqi: Prokurori e pranoi montimin politik

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 26 October 2017

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka thënë se sot në seancën gjyqësore kundër tij, Adea Batushës, Egzon Halitit dhe Atdhe Arifit, prokurori e pranoi se provat e marra në vendin e ngjarjes, analizat e ADN-ve dhe raportet e ekspertimit te pajisjeve elektronike, nuk tregojnë për ndonjë lidhje në mes të të akuzuarve dhe sulmit në Kuvend.

“U dashtën rreth 1 vit e gjysmë qe edhe vetë prokurori ta pranojë tërthorazi se rasti i montuar kundër nesh është montim politik”, ka shkruar ai në facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera