Lajme

Krasniqi përkujton Enver Zymberin: Përgjithmonë mirënjohës për Policinë e Kosovës dhe heroizmin e Enver Zymberit

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 26 July 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar sot zyrtarin policor, Enver Zymberi në 11 vjetorin e rënies së tij në krye të detyrës, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Enveri ra heroikisht në krye të detyrës, duke mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit.

“Në nderim të Enverit, sot shënojmë edhe Ditën e të gjithë policëve të Kosovës të rënë në detyrë që prej themelimit të Policisë tonë.  Ne, si qytetarë dhe si shtet, u jemi përgjithmonë mirënjohës Policisë për punën e palodhshme, sigurinë dhe mbrojtjen që na ofrojnë, ditë dhe natë, në secilën ditë të vitit. Lavdi Enver Zymberit dhe të gjithë policëve të rënë në detyrë!”, ka shkruar Krasniqi./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera