Lajme

Krasniqi për Zemajn e Vitinë: Ja i kanë pasur emalit gabim, ja po rrejnë

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 27 April 2021

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ministri aktuali Arben Vitia janë duke krijuar mjegull tek qytetarët për sa i përket çështjes së sigurimit të vaksinave kundër rCovid-19.

Ai tha se ish-ministri dhe ministri aktual ose i kanë pasur emalit gabim, ose janë duke gënjyer.

BE-ja distancohet nga “non paper” me planin e marrëveshjes Kosovë – Serbi

-Advertisement-

“Unë po i them z.Zemaj se këtu ka qenë dhe të kam dëgjuar se ke thanë me datë 30 por desha të konfirmoj se a ja ke dërgu pernime me 30 qershor. Ju dy, ministri dhe ish-ministri jeni duke krijuar mjegull totale. Unë prita që pernime arsyeja është pse ti nuk e ke ba inicimin e kontraktimit me kohë. Ti po thu që e ke bërë me 30 qershor. E përmende tani edhe Modernen. Tash diçka nuk është në rregull këtu. Ja i keni pasur email-it gabim ja për mos me thënë siç thotë populli dikush po rren.

Diçka nuk është në rregull as për Pfizer as për të tjerat. Nëse ati i thonë jeni me vonesë, 30 qershori nuk është vonë. Është mirë me e sqaru këtë”, ka thënë Krasniqi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera