Krasniqi për raportin e DASH-it: Fakton korrupsionin serioz të Qeverisë Kurti

Autori: Gazeta inFokus
11:35 | 21 March 2023
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas publikimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën, i cili shpërfaq dështimin e Qeverisë Kurti për të ndërtuar institucione kredibile, të përgjegjshme dhe të pakorruptuara, si dhe dështimin për krijuar një ambient ku vajzat dhe gratë janë të sigurta.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se ky raport e shpërfaq fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie, e cila, në dy vitet e fundit ka prodhuar vetëm skandale që kanë prekur të gjithë sektorët: qeverisjen, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, diplomacinë e sigurinë.
“Raporti fakton korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin e rasteve të tilla, mungesën e hetimit dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, përfshirë dhunën në familje apo dhunën seksuale, dhe ngre shqetësimin se si zyrtarë të korruptuar vazhdojnë të mbajnë pozicione të larta në sektorin publik. Kjo është historia e vërtetë e kësaj Qeverie, e cila, në dy vitet e fundit ka prodhuar vetëm skandale që kanë prekur të gjithë sektorët: qeverisjen, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, diplomacinë e sigurinë”, shkruan kreu i PDK-së.
Sipas Krasniqit, me kryeministrin Kurti në Qeveri dhe me Martin Berishajn si ambasador me skandale, raportet për Kosovën do të vazhdojnë të përkeqësohen vazhdimisht.
“Padyshim, si emërues i përbashkët i cili vulosë të gjitha këto gjetje që karakterizojnë Qeverinë Kurti, mbetet ambasadori Martin Berishaj, i cili, përkundër raportimeve, fakteve dhe akuzave, vazhdon të mbetet në detyrë pa dhënë asnjëherë llogari për miliona euro të shpërdoruara e të dyshimta. Me Kurtin në qeverisje dhe Martinin si simbol të saj – raportet për Kosovën do të vazhdojnë të përkeqësohen vazhdimisht!”, shkruan Krasniqi.
Raporti i plotë i DASH për Kosovën – veçohet korrupsioni dhe mungesa e transparencës në Qeveri

Të tjera
-
KFOR-i dërgon makineri të rëndë në Zveçan, bllokon rrugët që çojnë në komunë
Pjesëtarët e KFOR-it, të cilët ndodhen rreth ndërtesës së komunës në Zveçan, ...
-
Protestuesit dëmtojnë veturat e mediumeve të Shqipërisë në Leposaviq
Protestuesit serbë, të cilët po e kundërshtojnë udhëheqjen e kryetarëve të ri...
-
LAJMI I FUNDIT: Vdiq një 50-vjeçarë, ra nga lartësia teksa po punonte në një ndërtesë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë ku ka ndërruar...
-
Kusari: Fatkeqësisht Vuçiqit do t’i kthehet bumerang nga njerëzit e vet
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thën...
-
Gjetën një gjarpër të ngordhur në ushqim, 100 fëmijë përfundojnë me urgjencë në spital
Të paktën 110 nxënës në shtetin lindor të Indisë, Bihar, përfunduan në spital...
-
Borrell kërkon që Kosova t’i pezullojë aksionet e saj të policisë në veri
Shefi për Politikë të Jashtme, i BE-së, Josep Borrell, ka kërkuar sot që Koso...
-
Protestuesve në Zubin Potok iu sjellin ushqim, thuhet se erdhën nga Serbia
Gjendja në Zubin Potok paraqitet e qetë deri në këto momente. ...
-
Stano: Përgjegjëse për dhunën në veri janë Kosova dhe Serbia
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka refuzuar që të përgjigjet në ...
-
Tahiri: Borrell e Lajçak të japin dorëheqje
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahir...
-
Tensionohet situata në Leposaviq, gazetarët sulmohen nga personat e maskuar
Në prag të Ditës Botërore pa Duhan, nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ...
-
KOK reagon në Komunitetin Olimpik Ndërkombëtar për provokimet e Gjokoviqit
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka dërguar sot ankesë në Komitetin Olimpik N...
-
Simiq dhe Todiq negociojnë me KFOR-in
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe Slavko Simiq dhe...