Lajme

Krasniqi për deputetët e LVV-së: Një shumicë parlamentare që e komplekson edhe matematikën si shkencë

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 19 October 2023

Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pasi deputetët e pozitës nuk iu përgjigjen ftesës së saj për mbledhje të këtij komisioni.

Krasniqi ka thënë se si kryetare edhe kësaj here si cdo herë tjetër ajo ka qenë në krye të detyrës por njëjtë nuk po veprojnë edhe deputetët e LVV-së.

“Një shumicë e cila nuk arrin që ta bëj shumicën as në mbledhjet e komisioneve parlamentare është për keqardhje.  Si kryetare e Komisionit për Integrim Evropian, edhe kësaj radhe si çdo herë tjetër isha në krye të detyrës’, shkruan ajo.

-Advertisement-

Derisa ka shtuar se shumica parlamentare pra partia në pushtet e komplekson edhe matematikën si shkencë.

“Me kërkesë të shumicës parlamentare e thirra mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me një projektligj, ndërkaq e njëjta shumicë as në këtë mbledhje të komisionit nuk arriti që ta bëj shumicën. Kjo shumicë parlamentare e komplekson edhe matematikën si shkencë”, shkruan deputetja e LDK-së.

Kujtojmë që sot për herë të dytë deputetët e pushtetit e kanë bojkotuar sërish seancën për ndihmë urgjente ndaj policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera