Lajme

Krasniqi: Për 19 minuta Albin Kurti e ka përmbys komplet karrierën e tij politike

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 03 November 2023

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e  Kuvendit ku kryeministri Albin Kurti është ftuar për raportim në lidhje me dialogun dhe takimin në Bruksel ku pranoi draftin e ri për Asociacionin ka thënë se ky i fundit ka shkatërruar për 19 minuta gjithë karrierën politike.

Krasniqi ka thënë se Kurti me 28 nëntor kur i erdhi në takim pesëshja nuk kishte kohë as për kafe dhe se ka pranuar çdo gjë që i kanë propozuar, shkruan Gazeta Infokus.

“I ke pranu krejt çka të kanë thanë, për 19 minuta Albin Kurti e ka përmbys komplet karrierën e tij politike me 26 nëntor në Bruksel. Hin e dil, kafe s’ke pasë vakt me pi për 19 minuta e ti po kallxon çka ju ke thënë e çka s’iu kë thanë. Zotni na e dimë me 28 nëntor e ke paë pesëshen këtu është për mu vlersu ky angazhim i madh i partnerëve kryesorë ndërkombëtare të Kosovës, të kemi thanë secili prej neve qetu në opozitë koordinohu me amerikanë. Koordinohu me perëndim mos na qo buzë konfrontimit me ta se na s’kem mujt s’ki me mujt as ti as s’kanë me mujt asnjë përfaqësues i një shteti të vogël si ne”, ka thënë Krasniqi./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera