Lajme

Krasniqi pas takimit me Osmanin: Betejën e fituar nga policia, ta pasojmë me fitore diplomatike

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 27 September 2023

Kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi, ka folur pas takimit që pati me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, mbi zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Krasniqi tha se policia dhe institucionet e sigurisë për 24 vjet me radhë e kanë bërë shtetin e Kosovës krenar, e që sipas tij, heroi i fundit, rreshter Afrim Bunjaku, që ra në detyrë është shembulli më i mirë i kësaj sakrifice.

“Nuk ka asnjë dyshim që shteti serb është i përfshirë në sulmin terrorist kundër Kosovës. Edhe për faktin që tashmë është konfirmuar pjesëmarrja dhe drejtimi i sulmit nga Milan Radojiçiqi, edhe për numrin e madh të armatimit të sofistikuar dhe për fatkin që po u thuren lavde terroristëve që sulmuan shtetin tonë, por edhe për faktin që tashëm edhe zyrtarisht kanë shpallur ditë zie në Serbi për këta terroristë”.

-Advertisement-

“Në situata të tilla si kjo kur është cenuar integriteti territorial i vendit, shtetësia e vendit, në momente si kjo për PDK-në është vetëm një interes mbi të gjitha, ai është interesi nacional”, tha Krasniqi.

Më tej, ai tha se betejën e fituar nga Policia e Kosovës, duhet ta vazhdojë edhe politika e diplomacia.

“Do të vazhdojmë deri në fund që të japim mbështetjen tonë për institucionet tona. Siç i kemi bërë ftesë, iu bëjë edhe sot ftesë aleatëve tanë që ta rrisin presionin mbi Serbinë, që tash edhe zyrtarisht po dihet që ka qenë sponzoriues i këtij krimi kundër Kosovës që të dorëzojnë terroristët që po i strehojnë që ata të vijnë në Kosovë dhe të marrin dënimet e merituara”.

“Është një moment kur siguria është prioritare, e di që të gjitha institucionet tona po punojnë që të mos ketë përshkallëzim të situatës. Është me rëndësi që të ruhen njerëzit tanë, por për këtë politika duhet ta luaj rolin e vetë dhe këtë betejë të fituar nga policia, vërtetë ta pasojmë edhe me betejat e fituara politike e diplomatike për vendin tonë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera