Lajme

Krasniqi pas shtyerjes së zgjedhjeve: “Veliu, veliu, sovlaniteti, sovlaniteti… tap zgjedhjet n’prill!

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 10 December 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot pas një takimi me liderët opozitarë njoftoi për shtyerjen e zgjedhjeve në veri të vendit për në prill 2023.

Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi ka thënë se në një situatë të tillë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të japë dorëheqje e përgjegjësi.

Sipas tij, nga veprimet e Kurtit u terrorizuan shumë qytetarë të veriut.

-Advertisement-

“Veliu, veliu, sovlaniteti, sovlaniteti… tap zgjedhjet n’prill! Albin Kurti duhet të japë dorëheqje e përgjegjësi!”

“Sepse dhjetëra mijëra qytetarë, serbë e shqiptarë, u terrorizuan tash e 1 javë nga filmat e tij. Sepse një polic e kemi ende në spital nga plagët prej filmave të tij”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Tashmë një javë është situatë e tensionuar në veri të Kosovës, ku fillimisht u plagos një polic nga persona të armatosur, kurse sot u barrikaduan edhe disa rrugë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera