Sport

Krasniqi: Pas 15 vjetësh u bëra kampion bote

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 12 October 2020

Kampioni i saposhpallur botërior Rubin Krasniqi, me anë të një statusi në facebook ka thënë se ëndrra e tij e fëmijërisë u bë realitet, shkruan Gazeta inFokus.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që i qëndruan në krah përgjatë gjithë këtyre viteve dhe nuk ndaluan asnjëherë së besuari në të.

Krasniqi nuk ka harruar ta falënderoi as ish kampionin Dominic Bösel, i cili ia dha mundësinë që të ndeshet për titullin e të parit në katëgorinë e tij dhe se për të njëjtin është interesuar menjëherë pas meçit e për të cilin thotë se është mirë nga ana shëndetësore.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Robin Krasniqit:

“Pas 15 vitesh pune të mundimshme u realizua ëndrra ime e fëmijërisë, u bëra Kampion Bote në Boksin Profesionist dhe për këtë jamë jashtzakonisht krenar!

I vetëm kurrë nuk do gjindesha këtu ku jamë, për ata dua t‘iu falendërohem të gjithë atyre që e kaluan këtë rrugë me mua, e posaqërisht familjes time, ekipit të trajnerëve të mi (Magomed Schaburoë, Sepp Maurer dhe Mirdi Limani) si dhe Menaxherit tim Luan Dreshaj, i cili tani e 15 vite është krahas meje dhe nuk u ndal kurrë së besuari në mua. Gjithashtu e falendëroj Promotorin tim Ulf Steinforth, i cili ka plot 10 vite që më mundson duele fantastike si dhe kanalet televizive të cilat më mundësuan gjithnjë platforma madhështore. Falemdërim i veçantë iu takon edhe të gjithë sponsorëve të mi ndër vite. I falendëroj të gjithë miqt e mi, që udhëtojnë nga e mbarë bota për duelet e mija dhe përzemërsisht FALEMINDERIT iu thëm tifozëve të mi 🙏

Shansin për të luftuar për titullin botëror ma japi kampioni Dominic Bösel dhe për këtë i jamë shumë falendërues. Menjëherë pas meçit jam informuar për gjendjën e Dominic-ut dhe i gëzohëm shumë faktit që ai është shëndosh e mirë. Shëndeti është kryesorja!

Dominic-u do të rikthehet sërish, për këtë jamë i bindur dhe i uroj sinçerisht çdo të mirë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. ./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera