Lajme

Krasniqi: Opozita nuk e ka seriozisht kërkesën për zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 17 October 2018

Shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka quajtur joserioze kërkesën e partive opozitare për zgjedhje të reja.

Ai ka thënë se sa i përket kësaj opozite koalicioni qeverisës do ta çojë mandatin deri në fund.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Krasniqi ka vlerësuar se kërkesa për zgjedhje ka të bëjë më shumë me problemet brenda partive të opozitës.

-Advertisement-

Sidoqoftë, ai ka bërë me dije se as bojkoti opozitar në Kuvend nuk do të reflektojë në funksionimin e koalicionit qeverisës sepse, sipas Krasniqit, Qeveria është duke e bërë punën e vet dhe ka stabilitet.

Ai ka thënë se është papërgjegjësi e skajshme politike që cilido deputet i opozitës apo parti opozitare të abstenojë apo të refuzojë të marrë pjesë në çështjet që ndërlidhen me fazën finale të dialogut me Serbinë, integrimin evropian, zbatimin e MSA-së, liberalizimin e vizave dhe themelimin e ushtrisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera