Krasniqi: Nuk qëndrojnë akuzat e Asociacionit të Komunave dhe të opozitës
Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 12 August 2022
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka hedhur poshtë kritikat e Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe të opozitës të cilët thonë se Qeveria po i rrezikon investimet e tyre kapitale në mungesë buxheti. Sipas tij, nuk ka nevojë për rishikim të buxhetit, duke pasur parasysh se komunat ende e kanë qarkoren e parë buxhetore, nga e cila mund t’i kryejnë investimet.
“Komunat e kanë qarkoren e parë buxhetore ku i kanë të gjitha kufijtë dhe ku përcaktohen shumat të cilat i kanë në administrim. Qarkorja e dytë buxhetore faktikisht i përcakton vetëm lëvizjet brenda buxheteve të komunave. Me rëndësi është se jemi brenda afatave kohore dhe deri në fund të muajit shtator ka kohë kur komunat bëjnë propozimet për buxhetin e ri”, ka theksuar ministri Krasniqi në rtk.
Ai tutje ka thënë se nuk dëshiron të merret me kritikat e Asociacionit, por më shumë merret me punën që po e bën Qeveria për t’i mbështetur komunat, teksa ka thënë se vitin tjetër komunat do të kenë rritje të buxhetit.
“Nëse do të diskutojmë shumë për këtë temë po i japim një rëndësi që nuk e ka ky qëndrim i Asociacionit. Vitin e ardhshëm komunat do të kenë një rritje prej 15 përqind, pra do të kenë mbi 635 milionë euro më shumë për investime kapitale në komuna”, ka shtuar ai.
Sipas tij, rritja shkon në shkallë me parametrat e tjerë se si ndahet buxheti nga grantet qeveritare dhe mandej komunat planifikojnë se ku do t’i bëjnë ato investime.
Ministri Krasniqi ka thënë se bashkëpunimi me komunat është i mirë, por se gjithnjë ka hapësirë për më mirë.
“Kjo është një nga ato pyetjet specifike që lë të nënkuptojë se mund të ketë bashkëpunim më të mirë. Por, është obligimi ynë ligjor që të koordinohemi me komunat. Marrëdhëniet janë të shëndosha dhe interesi ynë është që t’i mbështesim komunat në demokratizim në frymën e shërbimeve më të mira dhe këtë po e bëjmë me programet në ministrinë tonë. Për herë të parë kemi dërguar në Kuvendin e Kosovës projektligjin për vetëqeverisje lokale, por siç dihet kemi aty një problem me votën e dyfishtë të komuniteteve, ku Lista Serbe s’ka vullnet për ta votuar”, ka thënë Krasniqi, i cili ka numëruar edhe disa nga punët që ka kryer kjo ministri deri tash.
Të tjera
-
Përplasje mes LVV e PDK në KQZ për votimin në veri
Përfaqësuesit e PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje janë përplasur sot në mbledh...
-
Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun, nëse e merr detyrën e emisarit
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ka...
-
Tri banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe – pasuria e majme e Përparim Ramës
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar ka deklaruar pas...
-
Lajçak: Aktualisht s’ka ndonjë progres për Asociacionin, pa të s’ka normalizim raportesh
“Nëse nuk ka përparim sa i përket formimit të Asociacionit të Komunave Serbe,...
-
Ambasadori britanik në Serbi: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe organizatat tjera
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë se Londra...
-
Luftả e Kosovës në objektivin e fotoreporterit danez, Jan Grarup (FOTO)
Kur lufta në Kosovë përfundoi, fotoreporteri danez, Jan Grarup, mendoi se më ...
-
Konfiskohen produkte ilegale farmaceutike në veri
Inspektorati Farmaceutik në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, më 16 prill ka...
-
Dy banesa në një lagje luksoze, kjo është pasuria e deklaruar nga Liburn Aliu
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Stërvitjet ushtarake, Vuçiq flet rreth planeve për Kosovën
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka hedhur poshtë deklarimet se “vendi i...
-
Ish-kryeministri slloven Borut Pahor po synon pozitën e Lajçakut: Do të ofroj referencat e mija për dialogun Kosovë-Serbi
Ish-presidenti slloven Borut Pahor, i cili po synon pozitën që do ta lërë emi...
-
Deklarimi i çuditshëm i pasurisë nga Hysamedin Feraj: Shtëpinë e llogaritë 12 euro e 50 cent, banesën rreth 115 euro
Hysamedin Feraj çudit me vlerën e pasurive, deklaron shtëpi 12 euro e 50 cent...
-
Gazetari serb: Vuçiq dhe Lista Serbe do t’i tradhëtojnë deri në fund serbët e Kosovës
Analisti serb, Branisllav Kërstiq, ka deklaruar se në amplitudën e tradhëtisë...