Lajme

Krasniqi: Nga 23 të shëruar, 6 prej tyre janë mbi 60 vjeç

Autori: Gazeta inFokus 23:46 | 05 April 2020

Infektologu Valbon Krasniqi, ka thënë se në mesin e 23 të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë, 6 prej tyre janë mbi moshën 60 vjeçar e njëri prej tyre është 80 vjeç.

Sipas tij këto janë lajme të mira edhe sidomos për ekipin mjeksor mirëpo sipas tij java e dytë e prillit do të jetë vendimtare sa i përket koronavirusit, shkruan gazeta inFokus.

Për këtë arsye ai bën thirrje që qytetarët të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Ky është njoftimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovês

Duke parë e lexuar lajme e informata të vazhdueshme për statistikat jo të mira në nivel botëror, evropian e regjional në lidhje me ecurinë e pandemisë COVID-19, mendova se qytetarët tanë kanë nevojë edhe për lajme të mira. Të mos bêhemi shembull si shtetet tjera, pa apostrofuar asnjë, por tê bëhemi shembull i vetvetes, të bëhemi shembull i mirë edhe për të tjerët. Këtë mundësi e kemi, andaj ta shfrytëzojmë.

Në mesin e 23 pacientëve të parë të shëruar nga COVID-19 në Klinikēn Infektive, 6 nga ta janë tē moshës mbi 60 vjeç, e njëri nga ta i moshês 80 vjeçare. Një fillim i mirë ky, që na frymëzon neve profesionistëve e n’a bën të besojmë se jemi në rrugë të mirë.

Sidoqoftë, tani më kemi hyrë në javën e katërt që prej se kemi konfirmuar rastet e para në Kosovë, dhe fundi i javës së ardhshme- gjysma e muajit Prill mund të jetë vendimatre për fatin e epidemisë në vendin tonë.

Prandaj të kemi durim edhe pak, të zbatojmë në nivel maksimal kujdesin për higjienën personale e të qēndrojmë në shtëpi.

#Sotnshpi, nesēr i shëndetshëm

#Sotnrrugë – nesër n’spital

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera