Krasniqi në Viti: Qeveria Kurti po diskriminon qytetarët e kësaj komune, e papranueshme
Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 14 December 2023
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Komunën e Vitisë, ku ka vizituar prodhuesit dhe ndërmarrësit e kësaj komune.
Kryetari Krasniqi, i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, njëherit kryetar i Degës së PDK-së në Viti, kanë diskutuar me ndërmarrësit dhe sportistët për sfidat me të cilat ata po ballafaqohen, kërkesat dhe nevojat që kanë këto komunitete, marrë parasysh diskriminimin që po ua bën Qeveria Kurti qytetarëve të kësaj komune përmes ndarjeve buxhetore.
“Ajo që edhe këtu vërehet është diskriminimi i jashtëzakonshëm që Qeveria qendrore po ua bën qytetarëve të kësaj komune, si dhe shumë komunave tjera në Kosovë. Vetëm 4 euro për kokë banori për qytetarët e Vitisë i ka ndarë Qeveria me buxhetin e vitit të ardhshëm për projektet e reja investive. Është e papranueshme, është vërtetë një diskriminim i paparë ndonjëherë dhe i cili nuk e ndihmon zhvillimin e mëtutjeshëm të komunitetit dhe të komunës”, theksoi ai.
Krasniqi vlerësoi iniciativat private të ndërmarrësve të Komunës së Vitisë, të cilët si shumë ndërmarrës anë e mbanë Kosovës, të cilët po arrijnë të krijojnë vende të punës dhe po mundësojnë zhvillim ekonomik lokal, përkundër mungesës së mbështetjes nga Qeveria Kurti.
“Fatkeqësisht ne kemi një ekonomi në rënie, rritje ekonomike prej rreth 3.5 për qind me eksport të ulët, me investime më të ulëta se në të kaluarën dhe pa perspektivë zhvillimore, andaj për këto takime ka qenë shumë e rëndësishme që të marrim inputet e ndërmarrësve, të marrim inputet e bizneseve lokale për të ofruar në të ardhmen vërtetë, jo vetëm programet dhe projektet tona konkrete, por për t’i bërë pjesë të një modeli të ri qeverisës, të cilin si parti po e implementojmë në nivelin lokal, e të cilin do ta zbatojmë edhe në nivelin qendror”, theksoi kryetari Krasniqi.
Ndërsa, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi tha se rekomandimet e marra nga prodhuesit edhe sportistët dhe do t’i kenë parasysh në hartimin e programeve konkrete për ta.
“Në këto takime që patën në vizitën e disa prodhuesve, duke pasur parasysh që prodhimi është gjëja kryesore, që kontribuon për vendin, që ndihmon zhvillimin ekonomik, që ndihmon edhe në perspektivën e të rinjve. Sot, po vizitojmë edhe Klubin e Basketbollit në Viti që t’u japim vullnet njerëzve tanë, të rinjve tanë që të merren edhe me sport, që të jenë vlera”, theksoi Azizi.
Gjatë vizitës së tij në Komunën e Vitisë, Kryetari Krasniqi vizitoi kompaninë “EuroFisi”, e cila merret me prodhimin e stiroporit, rrjetave dhe materialeve termoizoluese.
Nga afër pa edhe punën e kompanisë së zonjës Valbona Ajeti, “Grasep”, e cila merret me konsvermimin e perimeve.
Në fund, Kryetari Krasniqi vizitoi klubin e basketbollit “Vitia”, ku zhvillojnë ushtrimet rreth 100 anëtarë të të gjitha kategorive të reja.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...