Lajme

Krasniqi në Prekaz: Festë që na emocion pasi nuk i kemi në mesin tonë themeluesit dhe udhëheqësit e UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 28 November 2024

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku më bashkëpartiak kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Nga aty, Krasniqi ka thënë se kjo feste duhet të shërbejë për të bërë punë të mira për shtetin, ndërsa theksoi se festa e 28 Nëntorit nuk është e plotë pasi mungojnë ish-krerët e shtetit, të cilët gjenden në Hagë.

“Edhe sot në shënim të festave tona kombëtare jemi këtu në Prekazin heroik aty ku i ka rrënjët historia e luftës çlirimtare, por ku i ka rrënjët edhe liria e popullit tonë. Për të nderuar kontributin e jashtëzakonshëm e titanik të familjes Jashari në krye me komandantin Adem Jashari por edhe për të uruar gjithë shqiptarët kudo që janë për festen e flamurit. Për 28 nëntorin e Krujës, 28 nëntorin e Vlorës, 28 nëntorin e Prekazit, por edhe për të përkujtuar daljen publike në këtë datë të UÇK”.

-Advertisement-

“Është një festë e cila  duhet të na frymëzoj secilin për të bërë punë të mira për popullin tonë për vendin tonë, është një festë e cila duhet të na përkujtoj sakrificat e gjeneratave të shumta për lirinë dhe shtetin tonë. Normalisht është edhe një festë e cila na emocion sepse nuk i kemi në mesin tonë themeluesit dhe udhëheqësit e UÇK-së Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi, Rexhep Selim dhe shokët e tyre të cilët po i zhvillojnë edhe sot e kësaj dite besoj shumë betejën e fundit për drejtësinë dhe lavdin e luftës çlirimtare”, u shpreh Krasniqi.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera