Krasniqi: Në Kosovën multietnike, s’ka hapësirë për Asociacion njëetnik
Autori: Gazeta inFokus 17:41 | 07 January 2022
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, deklaron prerazi se nuk ka asnjë hapësirë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai shton se nuk mund të ketë etnitete njëetnike në një shtet multietnik si Kosova. Në një intervistë për KosovaPress, ministri flet edhe për grantin e katërt për komunat, bashkëpunimin me kryetarët e zjgedhur të komunave si dhe ndryshimet që priten në Ligjin për vetëqeverisje lokale.
Pavarësisht humbjes së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, Krasniqi iu premton komunave implementimin e grantit të katërt. Ai thotë se rezultatet e zgjedhjeve nuk do të kenë asnjë ndikim në zbatimin e këtij premtimi të kahershëm, por do të bazohet vetëm në merita dhe performancën e komunave.
“Granti i katërt është proces, është pjesë e Ligjit të financave të pushtetit lokal. […] Jo absolutisht, përpos që nuk do të kenë ndikim rezultatet e zgjedhjeve lokale, nuk do të ketë ndikim as granti i katërt në këto programe. Ne i kemi planifikuar bashkë me Ministrinë e Financave, shembull Ligji për grantin e performancës i referohet grantit të përgjithshëm të komunave dhe parasheh derisa mund të rritet ky grant, i cili është deri 2.5 përqind të grantit të përgjithshëm të komunave”, thotë ai.
Krasniqi thotë se nismat e tij ligjore për plotësim-ndryshimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe Projektligji për menaxhimin e performancës komunale do të korrigjojnë mangësitë e së kaluarës dhe përmirësojnë efikasitetin e komunave.
“Ideja është se nuk preket substacianlisht vetëqeverisja lokale, por korrigjohen disa mangësi që vijnë nga vlerësimi ekspost i ligjit, por edhe përvoja jonë profesionale edhe me komunat dhe në ministri. Sqarohen situatat, rregullohen raportet edhe mes organeve të komunave, shkurtohen afatet ligjore për përgjigje nga ministria, rregullohet çështja e nënkryetarit të asamblesë komunale, rregullohet situata të emërimit të nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve, mbi të gjitha ky ligj nuk lenë hapësirë asnjë kuvend i asnjë komune në Kosovë të sfidojë ndonjë parim kushtetues”, shton ai.
Ai është optimist për miratimin e ligjeve për vetëqeverisjen lokale, ani pse nevojiten dy të tretat edhe nga komunitetet në Kuvend.
Ministri thotë se nuk do të shantazhohen nga asnjë komunitet tjetër për Asociacionin, derisa nënvizon se Kosova është shtet multietnik dhe s’ka hapësirë për etnitete njëetnike.
“Ne kemi përgatitur ligjin në atë formë siç është paraparë në nismat ligjore, është e vetëdijshme se ky ligj është ndër ligjet më vitale dhe kërkon dy të tretën në Kuvendin e Kosovës dhe unë jam optimist se do të votohet, mirëpo kjo mbetet të shihet në Kuvend. […] Duhet të kuptohet një herë e mirë se Kosova është ndërtuar si shtet i gjithë qytetarëve në frymën multientike. Në një shtet multietnik nuk ka hapësirë për Asociacion dhe etnitete njëetnike. Kjo është edhe një herë e rëndësishme kur merret për bazë edhe opinioni i komuniteteve të tjera që jetojnë në Kosovë”, deklaroi Krasniqi.
Duke shpalosur prioritetet e tij, ministri Krasniqi iu premton bashkëpunim më të madh kryetarëve të komunave.
“Bashkëpunimi është i mirë, por gjithmonë ka hapësirë për përmirësim. Tash si ministër, por edhe si komuna besoj se do të kemi mundësi të takohemi më shumë edhe të diskutojmë më shumë. Ne kemi pas takime të rregullt edhe në kuadër të programeve tona, komunikimi është në baza ditore, administrata jonë monitoron procesin në nivelin lokal është në mbështetje të komunave. […] Unë kryetarëve të komunave dhe të gjithë qytetarëve banorë të komunave, iu premtoj se do të angazhohemi si qeveri që të ofrojmë partneritet dhe bashkëpunim më të mirë me kryetarët dhe të zgjedhurit e tyre në mënyrë që të zhvillojmë më mirë demokracinë lokale dhe zhvillimin lokal”, thotë ai.
Krahas këtyre, ministri Krasniqi kërkon që në kuadër të festave kombëtare të përfshihet edhe Dita memoriale e Komunitetit Egjiptian më 24 qershor.
“Nuk po flasim për diçka që të jetë ashtu mundësi me përzgjedh, por po flasim për një obligim kushtetues që e ka shteti i Kosovës në raport me qytetarët e secilit grup etnik. Ne si komunitet nuk e gëzojmë këtë të drejtë dhe kjo është një e drejtë e jona legjitime që Ligji për festat kombëtare të ketë edhe 24 qershorin si Ditë memorialë të Komunitetit Egjiptian. Edhe në atë kohë Lista Serbe nuk e ka votuar, tani në situatën aktuale nuk qëndrojnë në sallë kur vjen rendi për këtë ligj. Ky është një reflektim shumë i rëndësishëm, jo vetëm i komunitetit tonë, por edhe për të gjithë qytetarët dhe partnerët tanë strategjikë se nuk mund të kemi instrumente të cilët një komunitet mund t’i shfrytëzojë në kurriz të një komuniteti tjetër apo mazhorancës në Kosovë”, thotë ai.
Të tjera
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha dhe Kryeshefin e IPK-së Kushtrim Hodaj me ekipet e tyre, Siç thuhet në komunikatë, në takim është diskutuar mbi bashkëpunimin mes dy agjencive dhe zbatueshmërinë e rekomandimeve të dalura nga inspektimet e IPK-së për Policinë e Kosovës. “Inspektorati Policor i Kosovës në bazë të mandatit të tij, vijon me inspektimet e rregullta dhe ato të jashtëzakonshme në Policinë e Kosovës përmes së cilave synon të kemi polici efikase, transparente dhe të përgjegjshme në detyrat e saj”, thuhet në komunikatë. Në këtë takim u diskutua niveli i zbatimit të rekomandimeve, sfidat si dhe strategjia e përbashkët për zbatimin e masave për përmirësimin e efikasitetit dhe performancës së policisë. “Ministri Sveçla përgëzoi dy institucionet për angazhimet e tyre deri më tani dhe ofroi mbështetjen e tij të vazhdueshme me qëllim të zbatimit të të gjitha rekomandimeve dhe përmirësimit të performancës së Policisë së Kosovës”. “Ministri Sveçla ofroi mbështetjen e plotë për Inspektoratin e Policisë së Kosovës dhe Policinë e Kosovës si dy institucione që kanë për qëllim shërbimin në nivelin më të lartë dhe më efikas për qytetarët tanë, garantimin e rendit, sigurisë dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...