Krasniqi në Kongresin e ALDE në Irlandë: Evropa të hapë dyert për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus
15:20 | 04 June 2022
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në Kongresin e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Europës (ALDE), që është mbajtur këtë javë në Dublin të Irlandës.
Gjatë qëndrimit në Dublin, kreu i PDK-së Memli Krasniqi ka takuar liderë të partive të ndryshme anëtare të ALDE, deputetë të Parlamentit Europian dhe ka marrë pjesë në takimet e LIBSEEN, ku PDK është pranuar si anëtare me të drejta të plota para pak kohësh.
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka diskutuar edhe në mbledhjen e Këshillit të ALDE, që është organi më i lartë vendimmarrës i kësaj organizate.
Në fjalimin e tij para anëtarëve të Këshillit të ALDE, Kryetari Krasniqi ka diskutuar për situatën politike në Kosovë, aspiratat evropiane të vendit tonë, si dhe ka prezantuar zhvillimet dhe reformat në Partinë Demokratike të Kosovës.
“Ballkani Perëndimor në përgjithësi dhe Kosova në veçanti, duhet të përfshihen në planet për krijimin e një Evrope të bashkuar kundrejt sfidave aktuale që po vijnë kryesisht nga Rusia dhe shtetet e tjera që nuk ndajnë të njëjtat vlera qytetëruese.”, ka thënë Krasniqi.
Në këtë Kongres, Kryetari Krasniqi ka paraqitur edhe vullnetin e Partisë Demokratike të Kosovës që të bëhet pjesë e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës, si parti me të drejta të plota.
Të tjera
-
Shtatë migrantë në një veturë, Policia e Kosovës i kap me ndihmën e qytetarëve
Policia e Kosovës në Prizren, pas pranimit të informacioneve relevante në bas...
-
Britania prezanton ndryshime në ligj, burgim i përjetshëm për shoferët që e mbysin dikë në rrugë me automjet
Javën e ardhshme, në Mbretërinë e Bashkuar pritet të ndodhin ndryshime që mun...
-
Gjeloshaj: Kosova të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”, me këtë arrihet njohja reciproke me Serbinë
Kryetari i Alteranativës Shqiptare në Malin e Zi, Nik Gjeloshaj ka shpërndarë...
-
Policia në bashkëpunim me qytetarët në Prizren, arrin që t’i kap shtatë migrantë ilegal
Në bashkëpunim me qytetarët e Prizrenit, Policia e Kosovës ka arritur t’i kap...
-
Shkon në 20 numri i të vdekurve në një klub nate në Afrikën e Jugut
Ka shkuar në 20 numri i të vdekurve që janë gjetur në një klub nate në qytet...
-
KUJDES: Këta janë dy faktorët kryesorë që po e shkaktojnë kancerin në mushkëri
Faktorët kryesorë të cilët mund të shkaktojnë kancerin në mushkëri janë duhan...
-
Policia jep detaje për aksidentin ku një grua u godit nga vetura në Prishtinë
Gazeta Infokus pak më parë raportoi se një grua është goditur nga një veturë ...
-
Shtrenjtimi i karburanteve pamundëson pushimet e shkurtra
Shtrenjtimi i derivateve të naftës imponon planifikimin e më shumë ditëve të ...
-
Një grua goditet nga vetura në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë
Një grua është goditur nga një veturë para pak minutave në rrugën "Muharrem F...
-
Përdoruesit e drogave trajtohen në Psikiatri, Kosova s’ka institut për trajtimin e varësisë
Në vetëm gjashtë shtretër sa posedon një repart i Psikiatrisë, po trajtohen p...
-
Rritet numri i pacientëve me këtë lloj sëmundje
Në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, numri i pacientëve të cilët janë të diagn...
-
Vuçiq thotë se pret rezultate të mira nga vizita e Abazoviq në Beograd
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruari se pret një vizitë të m...