Krasniqi në Gjakovë: Edhe fëmijët e martirëve të Kosovës po emigrojnë për shkak të keqqeverisjes dhe humbjes së shpresës
Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 03 March 2023
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Gjakovën, respektivisht familjen Prendi, të rinjtë e të cilës po emigrojnë.
“Bekim Prendi, 24 vjeçar, djali i martirit Viktor Prendi nga fshati Korenicë e Gjakovës, po e lë Kosovën për të emigruar në Gjermani. Bekimi, i cili nuk ka arritur ta njoh fare babanë e tij, të vrarë nga forcat serbe, i zhgënjyer dhe i pashpresë si pasojë e keqqeverisjes po detyrohet t’i kthejë shpinën familjes dhe atdheut”, ka shkruar Krasniqi.
“Të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Domeniku, po ashtu djalë martiri, i cili ka bërë gati valixhet për të emigruar në SHBA. Palina, nëna e Domenikut e gruaja e martirit të Kosovës, Sokol Prendi, është tejet e pikëlluar dhe e zhgënjyer me atë që po ndodhë me rininë dhe familjen e saj”, ka vazhduar Kryetari i PDK-së.
Në luftën e fundit në Kosovë, familja Prendi i ka dhënë 10 martirë Kosovës, pesë prej të cilëve vëllezër, djemtë e Nanës Zojë Prendi, të cilët u masakruan në Mejë të Gjakovës.
Sot, të rinjtë e kësaj familjeje, sikur dhjetëra mijëra të rinj të tjerë në Kosovë, gjatë dy viteve të fundit – po e braktisin Kosovën për një jetë më të mirë në mërgim.
“Fatkeqësisht, përgjigja e Qeverisë ndaj këtij eksodi masiv është tërësisht anemike dhe aspak serioze. Qytetarët po varfërohen çdo ditë si pasojë e çmimeve të larta, pagave të ulëta, mungesës së shërbimeve shëndetësore publike e degradimit të sistemit arsimor”, ka thënë Krasniqi.
Në fund, ai ka shtuar se koha është për rikthim të punës, zhvillimit, progresit, përgjegjësisë, qeverisjes së mirë dhe, mbi të gjitha, besimit të qytetarëve në shtetin tonë.
“Kjo është beteja që duhet ta fitojmë – dhe duhet ta fitojmë së bashku, duke lënë mënjanë interesat partiake dhe politikën ditore. Ky duhet të jetë misioni ynë, për çdo parti, për çdo politikan dhe për të gjithë shoqërinë tonë. Besoni në Kosovë!”, ka përfunduar Kryetari i PDK-së.
Të tjera
-
Shea: Masat e BE-së ndaj Kosovës mund të hiqen këtë vjeshtë
Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, ka komentuar s...
-
Vëllezërit e rrạhën dhe e mbyllën motrën në dhomë për një muaj në Deçan, arrestohen – njëri sụlmọi policinë
Dy burra janë arrestuar në Deçan pasi rreth një muaj më parë dyshohet se kish...
-
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së: Sot mblidhen liderët botërorë, merr pjesë edhe Osmani
Liderë nga mbarë bota do të marrin pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së ...
-
Prishtinë, një burrë gjendet pa shenja jete në objektin ku punonte si roje
Një burrë është gjetur pa shenja jete në objektin ku punonte si roje. Rast...
-
Haki Abazi: Raporti import-eksport është alarmant
Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit tregtar, për të cili...
-
Ramiz Lladrovci mohon se vetura e aktivistit Përparim Haradini u dëmtua nga “njerëzit e tij”
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka demantuar lajmin se vetura e aktivist...
-
Kryetarja e Preshevës paralajmëron protesta: Po na bëhen shumë padrejtësi
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se do të mbajnë një protestë...
-
Abdixhiku: LDK hyn në Qeveri vetëm nëse ne e udhëheqim atë, nuk ia bëjmë votat Vetëvendosjes
Qeverisë së Albin Kurtit, partia e Lumir Abdixhikut ia kishte bërë votat më p...
-
Hungari: Merret në pyetje drejtuesja e kompanisë e lidhur me shpërthimin e “Pagerëve” të Hezbollahut
Shërbimi hungarez i zbulimit ka marrë disa herë në pyetje drejtoren e përgjit...
-
Abdixhiku: Kurti po i mbron të korruptuarit e qeverisjes së tij, Presidentja reagoi vonë për Martin Berishajn
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku po akuzon kryeministri...
-
Policia në kërkim të të dyshuarit për vrasjen e djeshme në Mitrovicë, kërkon ndihmën e qytetarëve
Policia e Kosovës ka vënë në kërkim të dyshuarin për vrasjen e djeshme në Mit...
-
Zelensky: Përfundimi i luftës me Rusinë varet nga vendosmëria e aleatëve
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha të shtunën se përfundimi i luft...