Lajme

Krasniqi-ministres Nagavci: Ju duhet të jepni dorëheqje, ofroni zgjidhje e leni thirrjet

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 29 September 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka replikuar Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci në lidhje grevën në arsim, shkruan Gazeta Infokus.

“Ministrja se meriton me ju përgjigj, kjo realisht as se meriton me kanë ministre kjo si meriton as aju me e ndëgju, kjo realisht duhet me dhanë dorëheqje me pas pak moral 320mijë nxënës janë që 21 ditë janë nëpër shpija e kjo del këtu më  bënë thirrje e s’jeni ju për me ba thirrje po me ba zgjidhje na jem këtu me ba thirrje juve dhe apët s’po ndoni, na po i bëjmë thirrje edhe sindikatave po ata apët s’po dëgjojmë, ju jeni me ba zgjidhje more s’jeni me ba thirrje. Dilni more se s’jeni në opozit më jeni në pushtet.. me naj qu fëmijët në shkolla se na kanë mbet në shpi që 1 muaj ditë. Ministrja del këtu lexon qysh i ka përmirësuar kushtet, more ju a jeni tu jetu në ndonjë balloni ndaras prej kësaj shoqërie”, tha Krasniqi.

“Ofroni zgjidhje e leni thirrjet. Dita do me ju shku duke ndejt”, ka përfunduar Krasniqi./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera