Krasniqi me vizitë në Nepal, në kuadër të programit për auditim social
Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 29 November 2024
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka qëndruar për vizitë zyrtarë në Nepal.
Atje ai u takua me ministrin për Çështje Federale dhe Administrim të Përgjithshëm, Raj Kumar Gupta, anëtaren e Parlamentit, Sunita Baral, drejtorin regjional të Helvetas Nepal, Prabin Manadhar, kryetarin e komunës së Lalitpur, Chiribabu Maharjan, përfaqësuesit e Asociacionin të Komunave si dhe përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave Rurale.
Ministri këtë vizitë e zhvilloi në kuadër të programit për auditim social, të organizuar nga Helvetas Kosova.
“Gjatë kësaj jave, së bashku me zyrtarë të ministrisë, disa komunave dhe shoqërisë civile, në kuadër të programit për auditim social, të organizuar nga Helvetas Kosova, qëndruam për vizitë në Nepal. Në kuadër të kësaj vizite pata kënaqësinë të takoj Ministrin për Çështje Federale dhe Administrim të Përgjithshëm, z.Raj Kumar Gupta, Antaren e Parlamentit, znj.Sunita Baral, Drejtorin Regjional të Helvetas Nepal, z.Prabin Manadhar, Kryetarin e Komunës së Lalitpur, z.Chiribabu Maharjan, përfaqësuesit e Asociacionin të Komunave si dhe përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave Rurale”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
“Falënderoj Helvetas Kosova për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe organizimin e këtij programi, përmes së cilit, na u mundësua shkëmbimi i përvojave me homologët tanë nga Nepali”.
Të tjera
-
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
Ka nisur FESTA më e madhe e vitit – DITËLINDJA e 21-të e Viva Fresh Store dhe...
-
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e ardhshme
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Andrii Sybiha ka nxitur homologët e tij në ...
-
Në fund të mandatit, Kurti njofton se është hapur tenderi për ndërtimin e objekteve të banimit të përballueshëm
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se është hapur tenderi për ndërtimin...
-
LAJMI I FUNDIT: Aksident në mes të autobusit dhe një veture në rrugën Klinë – Zllakuqan
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën Klinë – Zllakuqan...
-
Shkup: Incidenti me flamurin, arrestime dhe akuza për destabilizim
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar tetë persona më 29 nëntor, lidhur...
-
Vëllai i Lirdona Ademajt: Ngritja e një aktakuze sa më shpejtë dhe dënimi maksimal ështe një lehtësim për ne si familje
Leonard Ademaj, vëllai Liridona Ademajt, ka kërkuar nga prokuroria që të përg...
-
Sụlmet e fundit në veri, Polica e Kosovës rrit masat e sigurisë në gjithë vendin
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shtuar masat e sigurisë në vend, duke pë...
-
Policia arreston të dyshuarin që kishte shtënë me ạrmë në një aheng gjatë gushtit
Policët e stacionit në Shtime pranuan një informatë se një person, më 15 ...
-
Kompania që dështoi keq me dërgesat diplomatike i do edhe 250 mijë euro të taksapaguesve – në tetor MPJD ia kishte shkëputur kontratën
Kompania që dështoi keq me dërgesat diplomatike i do edhe 250 mijë euro të ta...
-
“Dashuri e vështirë” mes Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së
Aleancat me fuqitë perëndimore janë jetike për sigurinë e Kosovës dhe integri...
-
Moti në vikend me reshje të dendura të shiut dhe borës
Moti për vikend pritet të jetë me reshje të dendura të shiut dhe borës. Të...
-
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e dytë të kontrollit kufitar
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, ka dhënë donacion për Policinë ...