Krasniqi: Me largimin e Rusisë, u eliminuan pengesat kryesore për anëtarësimin e Kosovës në KE
Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 16 March 2022
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sheh se largimi i Rusisë nga Këshilli i Europës dje përbën një mundësi reale për Kosovën që të anëtarësohet.
Krasniqi shkroi në Facebook se pengesat kryesore që Kosova i ka pasur për vite me radhë në tentimin e saj për anëtarësim në këtë organizatë shumë të rëndësishme janë eliminuar me largimin e Rusisë.
“Kjo mundësi e re, ky momentum vendimtar, nuk po shfrytëzohet si duhet nga institucionet e shtetit të Kosovës. Ky rast që i është paraqitur Kosovës, nuk duhet të kaloj pa u kapitalizuar. Institucionet e shtetit duhet të nisin menjëherë dhe pa humbur kohë një fushatë lobimi dhe koordinimi me aleatët tanë strategjik perëndimorë për të planifikuar dhe përcaktuar hapat drejt aplikimit dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, shkruan ai.
Lideri i PDK-së është shprehur se anëtarësimi i Kosovës në KE do të ishte një hap më tej drejt fuqizimit të shtetësisë por edhe fundamental për forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit në familjen evropiane e më gjerë.
“Qasja në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, aty ku zbatohen parimet e drejtësisë së Kartës Evropiane të Drejtave të Njeriut, e cila edhe ashtu është e inkuadruar brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës, do të ishte përfitim i madh për qytetarët dhe shtetin tonë. Prandaj, kjo situatë e re e krijuar, që rritë shanset e Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës, duhet të shndërrohet në agjendë me prioritet shtetëror dhe të trajtohet në mënyrë emergjente – duke u ndjekur të gjithë hapat e nevojshëm që mundësojnë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare. Qeveria nuk duhet ta humbas këtë rast. Partia Demokratike e Kosovës, si lidere e Opozitës, është e gatshme që të jap të gjithë kontributin e saj në këtë proces të rëndësisë së madhe për shtetin tonë”, shkruan Krasniqi.
Të tjera
-
Prekëse/ Tre të rinj përqafohen me njëri-tjetrin para se të rrëmbehen nga ujërat e lumit
Tre miq u panë duke u përqafuar me njëri-tjetrin vetëm pak sekonda para se të...
-
Sonda kineze Chang’e-6 zbarkon në anën e largët të hënës për të mbledhur mostra
Sonda kineze Chang'e-6 u ul në anën e largët të Hënës, të dielën në orën 6:23...
-
Maldivet ndalojnë hyrjen e izraelitëve në vend
Maldivet thonë se do të ndalojnë hyrjen e izraelitëve në mes të zemërimit pub...
-
2 mijë e 83 aplikime për status të personit të dhü nuar gjatë luftës
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, ...
-
Arrestohet në Shqipëri një kosovar i kërkuar nga shteti belg
Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar një kosovar të kërkuar nga shteti ...
-
Kurti për mërgatën në Stamboll: Ajo është përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në një vizitë në Turqi. Ai ...
-
Italia mbështet planin e SHBA-së për armëpushim në Gaza
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha të hënën se It...
-
Kapet kosovari në Rinas, kërkohej nga autoritetet belge për vjedhje me dhunë
I akuzuar nga autoritetet belge, për vjedhje me dhunë, është ndaluar në aerop...
-
Szunyog takohet me delegacionin e Sekretarit të Komunitetit të Energjisë, diskutohet performanca e Kosovës
Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog është takuar me delegacio...
-
Zgjedhjet në Serbi: Partia në pushtet fiton Beogradin dhe qytete të tjera
Partia Përparimtare Serbe (SNS), e cila është në pushtet në Serbi, shpalli fi...
-
Bajrami: KEK-u me kontratë të re një burimore, 16 herë u negociua me kompaninë e njëjtë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas Komisionit Rregullativ...
-
Një tërmet me magnitudë 6.0 godet Japoninë
Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi provincën Ishikawa të Japonisë herët të hë...