Lajme

Krasniqi me ambasadorët evropianë: PDK do të luaj rolin e saj konstruktiv që i shërben interesit qytetar

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 24 January 2024

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot ka pritur në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog, Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, Ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde dhe Ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu.

Sipas Krasniqit, në takimin e përbashkët diskutuan për zhvillimet e përgjithshme në vendi, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë.

“Ambasadorët evropianë i falënderova për përkushtimin dhe kontributin e tyre në kultivimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe i sigurova se edhe sot, kur Kosova po kalon nëpër sfida të natyrave të ndryshme, PDK do të luaj rolin e saj konstruktiv që i shërben interesit qytetar dhe të ardhmes euro-atlantike të shtetit tonë”, ka thënë Krasniqi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera