Lajme

Krasniqi: Masakra e Mejës shpërfaq barbarinë e një regjimi

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 27 April 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në 23 vjetorin e Masakrës së Mejës ka bërë homazhe tek Kompleksi Memorial në Meje, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Krasniqi ka thënë se Masakra e Mejës shpërfaq barbarinë e një regjimi, qëllimi i vetëm i të cilit ishte spastrimi etnik i shqiptarëve.

“Gjurmët e këtyre krimeve nuk mund të fshihen asnjëherë. Zbardhja e fatit të të pagjeturve dhe ndëshkimi i kriminelëve të luftës, do të jenë përherë kërkesat e Kosovës derisa drejtësia të vihet në vend”, ka shkruar i pari i PDK-së.

-Advertisement-

Masakra e Mejës është ndër masakrat më të mëdha që Serbia ka kryer në Kosovë, ku më 27 prill të vitit 1999 u vranë 376 civilë të paarmatosur./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera