Krasniqi: Më i logjikshëm koalicioni me VV-në sesa me PDK-në!
Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 20 May 2017
Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit Kombëtar të “Nismës për Kosovën”, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka deklaruar se për të më i logjikshëm do të ishte koalicioni parazgjedhor me lëvizjen “Vetëvendosje” sesa me PDK-në, por sqaron se një bashkëpunim i tillë nuk është varur nga ai.
“Nisma” dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) më mirë do të ishte të bënin koalicion parazgjedhor me lëvizjen “Vetëvendosje”, me të cilën bashkëpunuan sa ishin në opozitë, sesa me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” kryetari i Këshillit Kombëtar të “Nismës për Kosovën”, Jakup Krasniqi, duke shtuar se një koalicion i tillë me partinë e Kadri Veselit nuk është varur nga ai.
“Për mua do të ishte më i logjikshëm koalicioni parazgjedhor me lëvizjen “Vetëvendosje”, por kjo nuk është varur nga unë. Ky koalicion kishte mundësi që të bëhej, por pati veprime politike për grabitje të anëtarëve brenda opozitës dhe kjo prishi shumë punë”, ka sqaruar Krasniqi.
Ish-kryeparlamentari i Kosovës gjatë kësaj interviste për “Zërin” ka deklaruar se bashkë me Fatmir Limajn e braktisën vite më parë PDK-në, pasi që, siç thotë ai, kishin probleme me keqqeverisjen e Hashim Thaçit, në atë kohë kryeministër i vendit, e jo me partinë dhe anëtarësinë e saj.
Ai ka folur edhe për përgjimet telefonike të aferës “Pronto”, ku Krasniqi dhe Limaj fyheshin rëndë nga drejtues të PDK-së dhe thotë se vesi i veprimeve të prapashpinës veç sa është perfeksionuar
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...