Lajme

Krasniqi: Lista Serbe është mësuar me ekzibicione, nuk i funksionoi me Qeverinë Kurti

Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 27 June 2023

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se tërheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet erdhi pas shantazheve të dështuara të partisë Lista Serbe ndaj Qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se Lista Serbe është mësuar që të bëjë ekzibicione të ndryshme me qeveritë e kaluara për t’i arritur qëllimet e veta.

“Lista Serbe, si subjekt i dirixhuar nga Vuçiq, mundohet t’i shantazhojë qeveritë në Prishtinë, ata e luajnë atë ekzibicionin e zakonshëm, kur largohen përkohësisht. Në qeverinë Kurti 2, e panë që është e pamundur të shantazhohet dhe filluan të largohen nga institucionet e Kosovës”, ka thënë Krasniqi në DPT te Fidani.

-Advertisement-

Ndërsa, sa i përket daljes nga situata e krizës në veri, Krasniqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti tashmë ka prezantuar një plan pesëpikësh ku parashihen edhe tërheqja e forcave speciale policore nga komunat në veri dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme.

“Kurti ka prezantuar planin pesëpikësh ku janë paraparë edhe tërheqjen e policisë nga komunat si dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. E rëndësishme tash është që kryetarët të jenë në zyrat e tyre”, ka thënë tutje ai

Ndërsa, duke folur për lirimin e tre policëve, ai ka thënë se nuk i di detajet se si erdhi deri te lirimi i tyre, por ka thënë se ajo që duhet përmendur është fakti që ata u kidnapuan thellë në territorin e Kosovës nga forca policore dhe ushtarake serbe.

“Mos të harrojmë që policët ishin kidnapuar. Forcat serbe, policore dhe ushtarake, kanë hyrë thellë në territorin e shtetit dhe kanë kidnapuar tre zyrtarët e shtetit. Unë nuk i di detajet e lirimit, mirëpo me rëndësi është lirimi i tyre”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera